Skip to content
ASOCIACIONI I KRIMINOLOGËVE DHE KRIMINALISTËVE TË R.KOSOVËS

Asociacioni Kriminologëve dhe Kriminalistëve të Kosovës

Primary Menu
  • Ballina
  • Për Ne
  • Lajmet
  • WBC Revista
  • Projektet
  • Galeria
  • Kontakti
  • PublikimetISBN
live
  • Home
  • publikimet
  • Organizata Kriminale-Triadat Kineze
  • publikimet

Organizata Kriminale-Triadat Kineze

ASKK Western Ballkan January 11, 2026
images-1

KOLEGJI AAB

FAKULTETI JURIDIK

Juridik

PUNIM SEMINARIK

LËNDA: Etiologjia e Krimit

TEMA: Organizata Kriminale-Triadat Kineze

Profesori: Mensut Ademi

Studentët:

Herolinda Veselaj, Mirjeta Dibrani Sogojeva

Përmbajtja

Hyrje……………………………………………………………………………………………… 3

Numri i anëtarëve në organizatën kriminale Triada Kineze……………………………….4

Shtrirja gjeografike e Triadave Kineze ……………………………………………………4

Armatimi që përdorin Triadat Kineze………………………………………………………4

Veprimtaritë kriminale dhe burimet e fitimit……………………………………………….4

Roli i gjinisë femërore në organizatë……………………………………………………….5

Përfundimi…………………………………………………………………………………..5

Literatura…………………………………………………………………………………….5

_____________________________________________________________________________________

HYRJE

Krimi i organizuar në botën bashkëkohore përbën një nga format më të rrezikshme të kriminalitetit në shoqëri. Sipas shumë autorëve, kriminaliteti i organizuar konsiderohet si forma më e lartë e manifestimit të krimit, për shkak të strukturës së tij të mirëorganizuar, qëndrueshmërisë dhe ndikimit të madh shoqëror, ekonomik dhe politik. Krimi i organizuar përfaqëson një kërcënim serioz jo vetëm për sigurinë e brendshme të shteteve, por edhe për sigurinë ndërkombëtare.

Republika e Kosovës, në Kodin e saj Penal, e mbështetur edhe në Konventën e Kombeve të Bashkuara për Luftimin e Krimit të Organizuar Transnacional dhe protokollet e saj, e ka përkufizuar krimin e organizuar si një krim të rëndë të kryer nga një grup i strukturuar, me qëllim përfitimin e drejtpërdrejtë ose të tërthortë të dobisë pasurore apo financiare.

Gjithashtu, Kombet e Bashkuara në vitin 2000 kanë aprovuar Konventën kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, e njohur si Konventa e Palermos, ku qëllimi kryesor i saj është nxitja e bashkëpunimit ndërkombëtar për parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar ndërkombëtar.

Bashkimi Evropian, në përkufizimin e tij të dhënë në vitin 1998, i cili vlen për të gjitha vendet anëtare, përcakton se organizatë kriminale konsiderohet “një organizatë që ka një strukturë të përbërë prej dy ose më shumë personave, e krijuar për të vepruar për një periudhë të caktuar kohore dhe që kryen vepra penale për të cilat ligji parashikon dënim maksimal prej së paku katër (4) vite burgim ose dënime më të rënda”.

Grupet kriminale zakonisht kanë struktura të mirëorganizuara dhe hierarki të qarta. Ato kanë udhëheqësin e tyre, organe drejtuese dhe anëtarë me role të caktuara. Këto organizata mbështeten në parimin e fshehtësisë së plotë, disiplinës së rreptë, nënshtrimit dhe përgjegjësisë ndaj strukturës së brendshme.

Njëra ndër organizatat më të njohura dhe më të studiuara të krimit të organizuar në nivel ndërkombëtar është Triada Kineze, e cila përbën objektin kryesor të trajtimit në këtë punim seminarik.

Triadat Kineze, ose siç quhen ndryshe “Black Societies” – Shoqatat e Zeza, të cilat aktivitetin e vet kriminal e shtrijnë kryesisht në vendet aziatike. Simboli i Triadave është trekëndëshi, që sipas mitologjisë kineze, trekëndëshi përmban: tokën, qiellin dhe njeriun, që konsiderohen si shtyllat kryesore të kozmosit. Pozitat hierarkike brenda kësaj organizate janë të shënuara me numra: *489 Chan Chu (bossi), *438 Henng Chu (Mjeshtri për ceremoni), *415 Eksperti për Kung Fu, *432 Bartësi i porosive.

  1. Numri i anëtarëve në organizatën kriminale Triada Kineze

Triadat kineze, duke marrë parasysh shtrirjen e tyre, kanë një numër të madh anëtarësh. Triadat përbëhen nga rreth 50 shoqata kriminale, të cilat numërojnë më shumë se 100,000 anëtarë. Triada të njohura si Sun Yee On, 14K, Wo Shing Wo dhe Luen Group janë ndër më të mëdhatë dhe më me ndikim. Secila prej këtyre organizatave numëron nga disa mijëra deri në dhjetëra mijëra anëtarë, të shpërndarë në vende të ndryshme të botës.

Anëtarësimi në këto grupe realizohet përmes ritualeve të veçanta dhe betimeve të fshehta, të cilat forcojnë lidhjen dhe besnikërinë ndaj organizatës.

  1. Shtrirja gjeografike e Triadave Kineze

Triadat Kineze kanë një shtrirje të gjerë gjeografike. Origjina e tyre lidhet kryesisht me Kinën Jugore, veçanërisht me Hong Kongun, Macau-n dhe Tajvanin, të cilat konsiderohen qendrat historike të zhvillimit të triadave.

Me kalimin e kohës dhe si rezultat i migrimeve masive të popullsisë kineze, Triadat Kineze kanë zgjeruar aktivitetin e tyre edhe në rajone të tjera të botës. Ato janë të pranishme në:

  • Amerikën e Veriut, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada
  • Evropë, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Itali, Holandë dhe Belgjikë
  • Australi dhe Zelandë të Re
  • Azi Juglindore dhe Afrikë
  1. Armatimi që përdorin Triadat Kineze

Në literaturë të ndryshme, është konstatuar se organizatat kriminale përdorin mjete të ndryshme, varësisht nga lloji i aktivitetit dhe territori ku veprojnë. Tradicionalisht, ato janë të njohura për përdorimin e armëve të ftohta, si thika, shpatat tradicionale kineze dhe mjete të tjera të mprehta, të cilat shfrytëzohen kryesisht në konflikte të brendshme ose për frikësim.

Përveç armëve të ftohta, Triadat përdorin edhe armë zjarri, sidomos në rastet e përplasjeve të rënda me grupe rivale ose për eliminimin e kundërshtarëve. Gjithashtu, përdoren edhe mjete të improvizuara dhe teknika të dhunës fizike, të cilat shërbejnë për ruajtjen e kontrollit mbi territorin kriminal dhe për vendosjen e disiplinës brenda organizatës.

  1. Veprimtaritë kriminale dhe burimet e fitimit

Triadat Kineze sigurojnë të ardhura të mëdha financiare marre parasysh faktin qe ato kryejne aktivitete te shumta kriminale. Ndër veprimtaritë kryesore përfshihen:

  • Trafikimi i narkotikëve
  • Trafikimi i qenieve njerëzore dhe prostitucioni
  • Lojërat e paligjshme të fatit dhe bastet
  • Zhvatja dhe shantazhimi i bizneseve
  • Kontrabanda dhe pastrimi i parave
  1. Roli i grave/vajzave në organizatë

Historikisht, Triadat ishin organizata të dominuara nga burrat, ku rolet e udhëheqjes, zbatimit dhe marrjes së vendimeve ishin të rezervuara për burrat. Gratë janë përfshirë në role të ndryshme, si ndërmjetëse, organizatore, menaxhere financiare dhe pjesëmarrëse në rrjetet e trafikimit e shume me pak ne aktivitete te dhunshme kriminale.

Në disa raste, gratë kanë luajtur edhe role drejtuese, veçanërisht në strukturat më moderne të organizatës, ku rëndësi më e madhe i kushtohet aftësive menaxheriale dhe besnikërisë ndaj organizatës.

Një nga gratë më të njohura që ka qenë e përfshirë në këtë organizatë kriminale është Xie Caiping. Ajo u arrestua në vitin 2009 dhe u dënua me 18 vite burgim për përfshirjen e saj në lojëra të fatit të paligjshme, ryshfete, dhunë dhe korrupsion.

PËRFUNDIM

Triadat Kineze janë ndër organizatat më të rrezikshme të krimit të organizuar. Duke marrë parasysh numrin e madh të anëtarëve, shtrirjen e gjerë gjeografike dhe gamën e gjerë të aktiviteteve kriminale, ato paraqesin një kërcënim serioz për vendet ku veprojnë.

LITERATURA

  1. Strategjia Shtetërore kundër Krimit të Organizuar dhe Plani i Veprimit, Republika e Kosovës, faqet 6–7.
  2. Veton Vula & Mensut Ademi, Krimi kompjuterik, Prishtinë, 2013, faqja 70.
  3. Veton Vula & Mensut Ademi, Krimi kompjuterik, Prishtinë, 2013, faqja 71.
  4. Veton Vula & Mensut Ademi, Krimi kompjuterik,Prishtinë, 2013, faqja 75.
  5. Veton Vula, Kriminaliteti i organizuar, Prishtinë, 2013, faqja 284.

Continue Reading

Previous: Human Trafficking in Western Balkan: Case Study of Kosovo
Next: Next Post

Related Stories

fcf519d9-889b-4888-bb39-126d00e1a334
  • publikimet

Metoda klinike ose metoda e prognozimit të sjelljes kriminale

Mensut Ademi January 19, 2026
  • publikimet
  • Uncategorized

ASKK Western Ballkan January 13, 2026
unnamed
  • publikimet

ASKK Western Ballkan January 11, 2026

Kontakti

  • Asociacioni i Kriminologëve dhe Kriminalistëve të Kosovës
  • ASKK
  • Dëshmorët e Kombit p.n. Republika e Kosovës
    Vushtrri 42000
  • info@askk-ks.com
  • 045 100 797
  • www.askk-ks.com

Kalendari

February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
« Jan    

You may have missed

fcf519d9-889b-4888-bb39-126d00e1a334
  • publikimet

Metoda klinike ose metoda e prognozimit të sjelljes kriminale

Mensut Ademi January 19, 2026
  • publikimet
  • Uncategorized

ASKK Western Ballkan January 13, 2026
unnamed
  • publikimet

ASKK Western Ballkan January 11, 2026
unnamed-6
  • publikimet

LIGJI PËR SHËRBIMET E SPECIALIZUARA TË SIGURISË PRIVATE

ASKK Western Ballkan January 11, 2026
  • Ballina
  • Për Ne
  • Kontakti
Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.