Për Ne

ASKK - Asociacioni i Kriminologëve dhe Kriminalistëve të Kosovës
ASKK

ASKK - ASOCIACIONI I KRIMINOLOGËVE DHE KRIMINALISTËVE TË KOSOVËS

Veprimtaria e Organizatës – ASKK

Organizata quhet: Asociacioni i Kriminologëve Kriminalistëve dhe Viktimologve të Kosovës.

Asociacioni Kriminologëve Kriminalistëve dhe Viktimologve të Kosovës si qendër për kërkime mbi politikat e parandalimit dhe të luftimit të kriminalitetit, si qendër mundohet, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në fushën e krijimit, zbatimin dhe monitorimin e përpilimit dhe zbatimit të politikave të cilat kontribuojnë në vendosjen e standardeve të njohura ndërkombëtare në parandalimin dhe luftimin e sjelljeve deviante-delikuente, krimit të organizuar, terrorizmit, radikalizmit në Republikën e Kosovës.

Vizioni

Vendosjen e standardeve të njohura ndërkombëtare në parandalimin dhe luftimin e sjelljeve kriminale me qëllim të ngritjes së sigurisë individuale, nacionale, regjionale dhe atë ndërkombëtare.

Misioni

Asociacioni i Kriminologëve Kriminalistëve dhe Viktimologëve të R.Kosovës (ASKK) si qendra për kërkime mbi politikat e parandalimit dhe luftimit të krimit në bashkëpunim me partnerët lokalë dhe ndërkombëtar nga organizatat qeveritare dhe të shoqërisë civile, me qëllim përmirësimin dhe promovimin e politikave publike në fushën e parandalimit dhe luftimit të të gjitha formave të krimit si:

  • 1. Që të sigurojë legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit metoda shkencore për arritjen e qëllimit të parandalimit dhe luftimit të kriminalitetit.
  • 2. Se në bashkëpunim me institucione relevante kombëtare dhe ndërkombëtare të arrijë deri te masat adekuate për një siguri relevante.
  • 3. Në bashkëpunimin me organizatat joqeveritare dhe me organet e tjera të shoqërisë civile të formësojë dhe zbatojnë strategjitë për parandalim dhe luftimin e kriminalitetit.

Qëllimi

Qëllimi ynë është që të ofrojmë përgjigje adekuate për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit përmes:

  • 1. Parandalimin e krimit përmes zhvillimit të sistemit të hershëm të intervenimit-reagimit, përmes metodave dhe studimeve të njohura shkencore.
  • 2. Si të implementohen ligjet në funksion dhe zhvillimi i mëtutjeshëm i infrastrukturës ligjore.
  • 3. Ofrimin e trajnimeve dhe përgatitjeve për avancimin e kapaciteteve institucionale dhe qytetarëve të R.Kosovës me qëllim të parandalimit të krimit.
  • 4. Promovimin dhe avancimin e kërkimit shkencor në fushën e së drejtës penale, kriminologjisë, politika për parandalimin e krimit dhe disiplinat e lidhura me zhvillimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dhe koordinimit, të gjitha institucioneve qeveritare dhe joqeveritare për parandalimin e kriminalitetit.
  • 5. Krijimin e bashkëpunimit me institucionet e tjera, organizatat dhe shoqatat në R.Kosovës, të cilat kanë të njëjta ose të ngjashme qëllimet e programit si edukimin dhe trajnimin në drejtim të realizimit të objektivave të politikave të luftës kundër krimit.
  • 6. Duke siguruar kontribute shkencore dhe profesionale në krijimin dhe zbatimin e politikave për të parandaluar dhe luftuar kundër krimit; ASKK si Qendra për Kërkime mbi politikën e parandalimit të krimit realizon qëllimet e veta përmes hulumtimeve shkencore si projekte profesionale dhe shkencore, organizimin e konferencave shkencore me pjesëmarrjen aktive të anëtarëve të Qendrës në konferenca shkencore dhe botimin e punimeve shkencore, promovimeve dhe avokimeve si masa për parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar.

Antarsimi

Anëtarësimi në Shoqatën mund të bëhet nga persona fizikë, qytetarët e R.Kosovës, në kushtet e parashikuara me statut. Anëtarësimi në Shoqatën është vullnetar. Kërkesa për anëtarësim duhet të paraqitet në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës, e cila, në bazë të kërkesës së paraqitur, do të vendosë për pranimin e anëtarësimit. Anëtarësimi është i detyrueshëm dhe duhet të bëhet në fillim të çdo viti pasues kalendarik. Anëtarët e Shoqatës janë të detyruar të paguajnë një pagesë vjetore të anëtarësimit gjatë periudhës janar-shkurt të çdo viti kalendarik. Kuota e anëtarësisë përcaktohet nga Kuvendi i Shoqatës. Anëtarë të Shoqatës mund të aplikojnë për anëtarësim në Kuvendin e Shoqatës vetëm pas përfundimit të paktën dy vjet anëtarësim në Shoqatën. Përveç anëtarësimit të rregullt në Shoqatë, është emërimi i mundshëm i anëtarëve të nderit. Anëtarët e nderit të Shoqatës do të zgjidhen me propozimin e të paktën një anëtari të Kuvendit të Shoqatës, e cila, në baz e të kërkesës, do të vendosë për pranimin e anëtarëve të nderit. Anëtarësimi në Shoqatën mund të ndërpritet: dorëheqjen me kërkesë personale, vdekjen e një anëtari, dëbimin nga anëtarësimi, shpërbërjen e Shoqatës.

[divider width="0px"]