Skip to content
ASOCIACIONI I KRIMINOLOGËVE DHE KRIMINALISTËVE TË R.KOSOVËS

Asociacioni Kriminologëve dhe Kriminalistëve të Kosovës

Primary Menu
  • Ballina
  • Për Ne
  • Lajmet
  • WBC Revista
  • Projektet
  • Galeria
  • Kontakti
  • PublikimetISBN
live
  • Home
  • publikimet
  • Metoda klinike ose metoda e prognozimit të sjelljes kriminale
  • publikimet

Metoda klinike ose metoda e prognozimit të sjelljes kriminale

Mensut Ademi January 19, 2026

LËNDA: Etiologjia e Krimit

TEMA: Metoda klinike ose metoda e prognozimit të sjelljes kriminale

Profesori: Mensut Ademi

Studentët: Herolinda Veselaj Mirjeta Dibrani Sogojeva

Prishtinë, Janar 2026

 

Abstrakt

Metoda klinike ose metoda e prognozimit të sjelljes kriminale përfaqëson një qasje të rëndësishme individuale në kriminologji, e cila synon studimin e kriminalitetit përmes analizës së personalitetit të delikuentit dhe faktorëve biologjikë, psikologjikë dhe socialë. Kjo metodë trajton rastet konkrete kriminale duke u bazuar në ekzaminime të detajuara dhe vlerësime profesionale, me qëllim kuptimin e shkaqeve të sjelljes kriminale dhe parashikimin e saj në të ardhmen. Punimi trajton kuptimin, elementet kryesore, fazat e trajtimit sipas Jean Pinatel, si dhe përparësitë dhe të metat e metodës klinike, duke theksuar rëndësinë e saj në drejtësinë penale dhe procesin e rehabilitimit.

Fjalë kyçe: metodë klinike, kriminologji, prognozë kriminale, delikuent.

Përmbajtja

  1. Hyrje 4
  2. Kuptimii metodës klinike apo metodës së prognozimit 4
  3. Elementetkryesore të metodës klinike 4

3.1 Faktorët individual 4

3.2 Faktorët biologjikë 5

3.3 Faktorët psikologjikë 5

3.4 Faktorët socialë 5

  1. Fazate trajtimit sipas Jean Pinatel 5
  2. Përparësitëdhe të metat e metodës klinike 6
  3. Qëllimete metodës klinike 6
  4. Përfundimi 6
  5. Literatura 7

 

1. Hyrje

Metoda Klinike ose sic quhet ndryshe metoda e prognizimit dhe diagnostifikimit e trajton kriminalitetin si dukuri individuale dhe dhe shkaqet e saj përpiqet t’i gjejë në rend të parë në vetitë e natyrës psikologjike dhe biologjike të delikuentit.1 Quhet klinike për arsye se sjellja kriminale studiohet dhe analizohet sikurse në klinika mjekësore që trajtohen dhe studiohen sëmundjet e ndryshme.2

Metoda klinike zë një vend të rëndësishëm në kriminologji, pasi fokusohet në analizën e thelluar të personalitetit të delikuentit dhe rrethanave që ndikojnë në sjelljen kriminale. Përdoret në institucionet penitenciare dhe në sistemin e drejtësisë penale për vlerësimin e të pandehurve, duke ndihmuar jo vetëm në shpjegimin e shkaqeve të kriminalitetit, por edhe në parashikimin dhe parandalimin e sjelljes kriminale të ardhshme.

2. Kuptimi i metodës klinike apo metodës së prognozimit

Në kriminologjinë bashkëkohore përdoren metoda të ndryshme teorike dhe empirike për studimin e kriminalitetit, ndër të cilat një vend të rëndësishëm zë metoda klinike. Kjo metodë fokusohet në analizën individuale të delikuentit, duke e konsideruar krimin si pasojë të ndërveprimit të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm.

Metoda klinike ka rëndësi të veçantë për studimin e rasteve konkrete kriminale, pasi ajo mundëson një analizë të thelluar të personalitetit të autorit të veprës penale, historisë së tij jetësore dhe rrethanave sociale në të cilat ai jeton. Përmes kësaj qasjeje synohet jo vetëm shpjegimi i sjelljes kriminale, por edhe parashikimi i zhvillimit të saj në të ardhmen.

3. Elementet kryesore të metodës klinike

Metoda klinike përfshin analizën e disa faktorëve kryesorë që ndikojnë në sjelljen kriminale.

  • Faktorëtindividualë
  • personaliteti;
  • çrregullimetmendore;

1 Kriminologjia Ragip Halili, botimi i shtatë, Prishtinë 2011, faqe 42

2 Po aty.

  • agresiviteti;

3.2 Faktorët biologjikë

  • trashëgimia;
  • gjendjashëndetësore;
  • faktorëtneurologjikë.

3.3 Faktorët psikologjikë

  • trauma;
  • frustrimi;
  • konfliktete brendshme;
  • abuziminë fëmijëri.

3.4 Faktorët socialë

  • familja;
  • mjedisishoqëror;
  • arsimi;
  • varfëriadhe përjashtimi 3

4. Fazat e trajtimit sipas Jean Pinatel

Sipas Jan Pinetal trajtimi i rastit te caktuar kriminal kalon neper disa faze: e para faza e ekzamiminimt, e dyta e diagnozes, e treta faza e prognozes sociale, e katerta faza e prognozes sociale dhe e pesta faza e pergjithesimit dhe konkluzioneve.4

Gjatë përdorimit të kësaj metode, përdoren edhe metoda tjera si:

  • vëzhgimi
  • interpretimidhe
  • 5

3 Pinatel,J. (1970). Criminologie clinique. Paris: Presses Universitaires de France

4 Kriminologjia Ragip Halili,botimi i shtatë, Prishtinë 2011, faqe 42

5 V.Hysi, Kriminologjia, Kristalina KH, Tiranë, 2010 Kapitulli I dhe II.

 

5. Përparësitë dhe të metat e metodës klinike

Ndër përparësitë kryesore të metodës klinike përfshihen qasja e thelluar individuale ndaj kriminelit, analiza reale dhe e detajuar e personalitetit, si dhe përdorimi i saj në gjykata, psikiatrinë forenzike dhe institucionet penitenciare.

Ndërsa, të metat e kësaj metode qëndrojnë në faktin se është mjaft e shtrenjtë, nënkupton ekzistimin e qendrave dhe institucioneve të veçanta për hulumtimin dhe studimin e delikuentëve. Po ashtu, kjo metodë kriminalitetit dhe shkaqeve të tij më tepër i qaset nga aspekti biologjik, psikologjik dhe medicinal, duke lënë anash rrethanat ekonomike, sociale dhe rrethana të tjera.6

6. Qëllimet e metodës klinike

Qëllimet kryesore të metodës klinike janë të kuptojë pse individi ka kryer veprën penale, të vlerësojë rrezikshmërinë shoqërore, të parashikojë sjelljen kriminale të ardhshme, të ndihmojë në individualizimin e dënimit dhe të orientojë trajtimin, rehabilitimin dhe risocializimin.

7. Përfundimi

Metoda klinike mundëson realizimin e prognozës së krimit, duke synuar përcaktimin e gjendjes së rrezikshme të individit. Përmes kësaj metode bëhet e mundur zgjedhja e masave më adekuate për trajtimin e autorëve të veprave penale, me qëllim parandalimin e përsëritjes së kriminalitetit. Megjithëse paraqet vlera të mëdha shkencore dhe praktike, metoda klinike mbetet e kushtueshme për shkak të nevojës për qendra të specializuara dhe staf profesional.

6 Kriminologjia Ragip Halili,botimi i shtatë, Prishtinë 2011, faqe 43

8. Literatura

Kriminologjia, Ragip Halili, botimi i shtatë 2011, Prishtinë Hysi, V. (2010). Kriminologjia. Tiranë: Kristalina KH.

Pinatel, Jean (1970). Criminologie Clinique. Paris: Presses Universitaires de France.

Continue Reading

Previous: Previous Post

Related Stories

  • publikimet
  • Uncategorized

ASKK Western Ballkan January 13, 2026
unnamed
  • publikimet

ASKK Western Ballkan January 11, 2026
unnamed-6
  • publikimet

LIGJI PËR SHËRBIMET E SPECIALIZUARA TË SIGURISË PRIVATE

ASKK Western Ballkan January 11, 2026

Kontakti

  • Asociacioni i Kriminologëve dhe Kriminalistëve të Kosovës
  • ASKK
  • Dëshmorët e Kombit p.n. Republika e Kosovës
    Vushtrri 42000
  • info@askk-ks.com
  • 045 100 797
  • www.askk-ks.com

Kalendari

February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
« Jan    

You may have missed

fcf519d9-889b-4888-bb39-126d00e1a334
  • publikimet

Metoda klinike ose metoda e prognozimit të sjelljes kriminale

Mensut Ademi January 19, 2026
  • publikimet
  • Uncategorized

ASKK Western Ballkan January 13, 2026
unnamed
  • publikimet

ASKK Western Ballkan January 11, 2026
unnamed-6
  • publikimet

LIGJI PËR SHËRBIMET E SPECIALIZUARA TË SIGURISË PRIVATE

ASKK Western Ballkan January 11, 2026
  • Ballina
  • Për Ne
  • Kontakti
Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.