Projektet e ASKK

Pasqyra e punës shkencore, kërkimore dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare.

📁

Nuk kemi projekte të reja aktive për momentin. Ju lutem vizitoni arkivin më poshtë.

2016 – 2019
Delikuenca e të Miturve: Studim Gjatësor

Hulumtim i detajuar mbi sjelljet deviante dhe faktorët e rrezikut te nxënësit e klasave 6-12 në Republikën e Kosovës.

Bashkëpunim me: Institutin e Kriminologjisë (Universiteti i Zyrihut) & Kilias Research Center.
2019
Simulimi i Shqyrtimit Gjyqësor

Program praktik edukativ për studentët e vitit të dytë dhe të tretë të Fakultetit Juridik për avancimin e procedurave penale.

Projekti Strategjik
Harta e Krimit në Kosovë

Sistemi i paralajmërimit të hershëm përmes analizës vëllimore, dinamike dhe statike të veprimeve kriminale në territorin e R.Kosovës.

Hulumtim Nacional
Frika nga Kriminaliteti (2016-2017)

Studim mbi perceptimin e sigurisë dhe ndjenjën e kërcënimit nga krimi te banorët e Republikës së Kosovës.

Parandalim
Monitorimi i Sjelljeve Radikale

Identifikimi i hershëm i elementeve të ekstremizmit te të rinjtë dhe hartimi i metodave për risocializim.

Korrektim
Rehabilitimi i Personave të Dënuar

Analizë shkencore e programeve të risocializimit gjatë vuajtjes së dënimit në institucionet korrektuese të Kosovës.