
Veprat penale te dhunes ne familje ne Kosove per periudhen 2020/2025
Msc.Sami Gashi
Prof.Ass.Dr.sc.Mensut Ademi
Abstrakti
Dhuna në familje është një fenomen mbarëbotëror, i cili ndikon negativisht në integritetin fizik, psikologjik, ekonomik dhe social, sidomos të pjesës më të ndjeshme të shoqërisë: grave, fëmijëve dhe të moshuarve. Ky fenomen, i cili, shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, si ndikimi kulturor me rrënjë të thella në traditat e vjetra patriarkale, situatë, jetësore jo të shëndosha, diskriminimi gjinor, papunësia, kontrolli ndërbreznor në familje etj, përbën një shqetësim, në rritje për shoqërinë Kosovare, qeverinë dhe shoqatat civile, si dhe donatorët e huaj të cilët operojnë në vend.
Studime të ndryshme nxjerrin në pah se është e vështirë të masësh nivelin dhe përhapjen e dhunës në familje, pasi ky fenomen zhvillohet brenda familjes dhe konsiderohet si çështje familjare. Si rrjedhojë, studime të ndryshme, vlerësojnë se janë disa faktorë që mund të ndikojnë në raportimin e ulët të dhunës në familje, si p.sh.: turpi, frika, nga ndëshkimi, normat kulturore, që ekzistojnë për dhunën në familje etj, ndaj faktet dhe shifrat duhen, parë me kujdes, pasi ato jo detyrimisht japin një pasqyrë të qartë lidhur me përhapjen në vend të dhunës në familje.
Fjalët kyçe:Dhuna në familje, Integritet fizik dhe psikologjik, Diskriminimi gjinor, Tradita patriarkale, Faktorë socio-ekonomikë
Abstract
Domestic violence is a global phenomenon that negatively affects the physical, psychological, economic, and social integrity of individuals, particularly the most vulnerable groups in society: women, children, and the elderly. This phenomenon is caused by various factors, including cultural influences rooted in traditional patriarchal norms, unhealthy living conditions, gender discrimination, unemployment, and intergenerational control within the family. It represents a growing concern for Kosovar society, the government, civil society organizations, and international donors operating in the country.
Various studies highlight the difficulty of measuring the level and prevalence of domestic violence, as it occurs within the private sphere of the family and is often perceived as a personal or family matter. Consequently, several factors contribute to the underreporting of domestic violence, such as shame, fear of punishment, and prevailing cultural norms. Therefore, existing data and statistics should be interpreted with caution, as they do not necessarily provide a fully accurate picture of the actual extent of domestic violence in the country.
Keywords: Domestic violence, Physical and psychological integrity, Gender discrimination, Patriarchal traditions, Socio-economic factors

HYRJA
Dhuna ndaj grave paraqet një ndër fenomenet më serioze dhe të përhapura në shoqëritë bashkëkohore, me karakter global dhe multidimensional. Ajo shfaqet në të gjitha fazat e zhvillimit shoqëror dhe njerëzor, pavarësisht dallimeve në racë, nivel kulturor, sistem politik apo gjendje socio-ekonomike. Në thelb, kjo dukuri është e ndërlidhur ngushtë me pabarazinë gjinore dhe format e ndryshme të diskriminimit, të cilat kanë rrënjë të thella historike dhe kulturore.
Dhuna ndaj grave është e pranishme në të gjitha format e organizimit shoqëror, duke filluar nga periudhat e hershme historike e deri në kohën moderne, ndonëse ajo manifestohet me intensitet dhe forma të ndryshme. Studimet ndërkombëtare tregojnë se përhapja e kësaj dukurie në nivel global varion nga 13% deri në 61%, ndërsa në kontekstin e Kosovës, të dhënat empirike dëshmojnë për një prevalencë të konsiderueshme. Për shembull, vetëm në vitin 2010 janë regjistruar 944 incidente të dhunës në familje, ku rreth 81% e viktimave ishin gra.
Në kuadër të analizës së këtij fenomeni në Kosovë, është trajtuar dimensioni teorik dhe normativ duke u mbështetur në dokumentet themelore ndërkombëtare, si ato të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Evropës, si dhe në kornizën ligjore vendore. Kjo përfshin Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Kodin Penal të Kosovës, Kodin e Procedurës Penale, Ligjin për Policinë dhe akte të tjera relevante normative.
Po ashtu, analiza është mbështetur në burime empirike dhe praktike, përfshirë raportet e institucioneve shtetërore dhe organizatave joqeveritare, të dhënat e policisë dhe sistemit gjyqësor, si dhe përvojat e drejtpërdrejta të grave viktima të dhunës që janë strehuar në qendrat e sigurta (strehimoret) në Kosovë. Këto burime ofrojnë një pasqyrë të gjerë mbi përmasat dhe karakteristikat e fenomenit.
Rezultatet e analizës tregojnë se në Kosovë është bërë progres i dukshëm në trajtimin e dhunës ndaj grave, si në aspektin e identifikimit të fenomenit ashtu edhe në zhvillimin e qasjeve teorike dhe praktike multidisiplinare, që përfshijnë dimensionet juridike, sociale, shëndetësore, ekonomike dhe politike. Veçanërisht, është evident përpjekja për harmonizimin e legjislacionit vendor me standardet ndërkombëtare, si dhe angazhimi i institucioneve relevante – përfshirë Kuvendin, prokurorinë, gjykatat dhe policinë – për zbatimin efektiv të këtij legjislacioni.
Gjithashtu, është shënuar përparim në trajtimin e pasojave të dhunës, përmes mekanizmave të parandalimit, mbrojtjes së viktimave, ndjekjes penale të kryerësve, ofrimit të shërbimeve rehabilituese dhe përpjekjeve për destigmatizimin e viktimave në shoqëri. Në këtë kontekst, rol të rëndësishëm luajnë edhe mekanizmat institucionalë dhe politikat publike që synojnë reduktimin e diskriminimit gjinor dhe promovimin e barazisë, siç është përfaqësimi i garantuar i grave në institucionet vendimmarrëse.
Megjithatë, përkundër këtij progresi, mbeten sfida të konsiderueshme në zbatimin praktik të legjislacionit ekzistues. Këto sfida lidhen me faktorë të ndryshëm, si: rezistenca kulturore dhe normat patriarkale, hezitimi i viktimave për të raportuar dhunën, mungesa e reagimit adekuat institucional në disa raste, varfëria dhe zhvillimi i pamjaftueshëm ekonomik, si dhe niveli i ulët i ndërgjegjësimit dhe edukimit mbi të drejtat e grave.
1. Nocioni dhe përkufizimet e familjes
Termi familje nënkupton një bashkësi personash të lidhur përmes marrëdhënieve biologjike, juridike apo sociale, të cilët jetojnë së bashku dhe ndërveprojnë në mënyrë të vazhdueshme. Në kuptimin më të gjerë, familja përbën një grup shoqëror me karakter historikisht të ndryshueshëm, në kuadër të të cilit zhvillohet procesi i riprodhimit biologjik dhe shoqëror i individëve (Baraliu, 2011).
Riprodhimi biologjik përfshin lindjen, rritjen dhe zhvillimin e individit deri në përfundimin e ciklit jetësor, ndërsa riprodhimi shoqëror-kulturor realizohet përmes proceseve të socializimit, edukimit dhe formimit të identitetit individual. Në këtë kontekst, familja luan rol kyç në ruajtjen e stabilitetit psikosocial dhe integritetit të individit.
Në literaturën bashkëkohore, familja konsiderohet si njësia bazë e shoqërisë dhe faktor themelor në zhvillimin e saj. Sipas filozofit turk Fetullah Gylen, familja përfaqëson “shtyllën më të rëndësishme të shoqërisë dhe qelizën themelore të kombit” (Gylen, Nga fara e lisit).
Në kontekstin e Kosovës, dhuna në familje paraqet formën më të përhapur të dhunës me bazë gjinore. Korniza strategjike dhe ligjore, përfshirë Programin e Kosovës kundër Dhunës në Familje dhe Planin e Veprimit 2022–2026, obligon institucionet shtetërore dhe aktorët relevantë që të ndërmarrin masa për parandalimin e dhunës, mbrojtjen e viktimave, ndjekjen e kryerësve dhe rehabilitimin e të gjitha palëve të përfshira.
2. Nocioni i dhunës në familje
Dhuna në familje përkufizohet si çdo veprim apo mosveprim i qëllimshëm i një personi ndaj një personi tjetër me të cilin është ose ka qenë në marrëdhënie familjare, që rezulton në cenimin e integritetit fizik, psikologjik, seksual, social apo ekonomik të viktimës (Ligji nr. 03/L-182).
Sipas këtij ligji, dhuna në familje përfshin, por nuk kufizohet në këto forma:
përdorimin e forcës fizike ose presionit psikologjik;
shkaktimin apo kanosjen për shkaktim të dhimbjes fizike dhe vuajtjes psikike;
krijimin e ndjenjës së frikës dhe pasigurisë;
sulmet fizike, pavarësisht pasojave;
fyerjet, kërcënimet dhe trajtimin degradues;
sjelljet e përsëritura me qëllim nënçmimi dhe kontrolli;
dhunën seksuale, përfshirë marrëdhëniet pa pëlqim;
kufizimin e paligjshëm të lirisë së lëvizjes;
dëmtimin e pronës dhe kanosjen për këtë;
detyrimin e viktimës të jetojë në gjendje frike për sigurinë e saj fizike, emocionale apo ekonomike;
hyrjen apo largimin me dhunë nga banesa;
rrëmbimin.
Ky përkufizim pasqyron natyrën komplekse dhe shumëdimensionale të dhunës në familje, e cila nuk kufizohet vetëm në aspektin fizik, por përfshin edhe forma të tjera të abuzimit.
3. Parandalimi dhe luftimi i dhunës në familje sipas legjislacionit në Republikën e Kosovës
Studimi i dhunës në familje kërkon një qasje të bazuar në hulumtime shkencore dhe analiza empirike, duke marrë parasysh faktorë të ndryshëm si struktura sociale, përkatësia gjinore, niveli arsimor dhe kushtet ekonomike. Pa një analizë të tillë, ekziston rreziku i nxjerrjes së përfundimeve të pasakta.
Dhuna në familje mund të shfaqet në çdo fazë të marrëdhënies ndërpersonale, përfshirë periudhën e përfundimit apo edhe pas përfundimit të saj. Ajo është një fenomen universal që nuk njeh kufij kulturorë, etnikë apo ekonomikë.
Nga perspektiva kriminologjike, një nga shpjegimet kryesore të këtij fenomeni mbështetet në teorinë e të mësuarit social, sipas së cilës sjelljet e dhunshme mësohen dhe përsëriten brenda familjes apo rrethit të ngushtë shoqëror. Individët që kanë përjetuar dhunë kanë më shumë gjasa të manifestojnë sjellje të ngjashme në të ardhmen.
Megjithatë, dhuna në familje shpesh ndikohet edhe nga faktorë të tjerë, si:
normat patriarkale dhe kulturore;
varfëria dhe kushtet e vështira ekonomike;
mungesa e edukimit dhe ndërgjegjësimit;
problemet psikologjike dhe sjelljet devijante.
Në këtë kuadër, parandalimi i dhunës kërkon një qasje të integruar, ku masat sociale dhe edukative luajnë rol parësor. Strategjitë sociale, si ndërgjegjësimi publik, edukimi dhe mbështetja e viktimave, konsiderohen më efektive dhe më të pranueshme nga shoqëria.
Megjithatë, për shkak të përmasave shqetësuese që ka marrë fenomeni në Kosovë, është rritur edhe roli i mekanizmave juridikë dhe penalë. Zbatimi i ligjit penal është i domosdoshëm në rastet kur dhuna përbën vepër penale, siç janë rrahja, plagosja apo kanosja, duke pasur gjithmonë në konsideratë interesin dhe mbrojtjen e viktimës.
Politikat efektive kundër dhunës në familje duhet të kombinojnë masat parandaluese sociale me ndërhyrjet ligjore, duke siguruar një qasje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.
Ndër masat mbrojtëse të parashikuara në legjislacionin e Kosovës përfshihet edhe trajtimi psikosocial i kryerësit të dhunës, i cili mund të shqiptohet si masë e pavarur apo në kombinim me masa të tjera, me qëllim parandalimin e përsëritjes së dhunës (Latifi, 2014).
Etiologjia e subjektet qe ushtrojn dhune ne familjes
Teorikisht, objektivisht dhe praktikisht dhuna si fenomen negativ marr në pergjithsi mund te ushtrohet nga antarët e caktuar të familjes,por edhe nga individë të tjer. Gjykuar në bazë të parametrave dhe treguesve relevant,që rezultojn nga hulumtimet shkencore dhe ato emperike,dhuna në të shumten e rasteve dhe më së shpeshti ushtrohet ndaj femrave në familje. Dhune konsiderohet cdo sjellje apo qenrim qe demton mirqenjen fizike, emocionale dhe seksuale te nje apo disa personave dhe qe ndikon ne nderprjen e zhvillimit normal te individit.
Si e tillë dhuna klasifikohet në:
- Dhunëfizike,
- Emocionale,
- Seksualedhe
- 15
Dhune emocionale konsiderohen sjellje e qëndrimeve që konsistojnë në fyerje, përbuzje, etiketimin, nënvlersimin, kërcenimin deri në jetën e viktimes.
Dhuna seksuale konsiderohen sjellje të tilla që kanë të bëjn me ngacmime seksuale deri tek detyrimin për të realizuar mardhënje seksuale edhe me forcë. Dhunë seksuale konsiderohen edhe sjellje te tjera si detyrime per te pozuar nudo, pornografia e detyruar e , pedofilia apo incesti.
Dhuna ekonomike konsiderohen sjelljet që mohojnë të drejten e individit për të patur dhe gezuar një pavarsi ekonomike, pavarsi që mund të krijohet nëpermjet punes së drejtëperdrejtë në tregun e punes apo aktivitete dhe kontribute të terthorta.Izolimi i gruas, detyrimi për të mos u punësuar apo për të ndërprerë mardhënjet e punes dhe shfytezimi i kesaj situate për të rritur kontrollin dhe pushtetin mbi gruan janë shprehje të kesaj forme dhune.
Pasojat e dhunës në familje mbi gratë. Nuk ka dyshim se viktima e parë e dhunës në familje është vetë gruaja që perjeton atë.Studimet mbi këte problem tregojnë se gruaja reagon në forma të ndryshme ndaj dhunës në familje.Shumica prej tyre reagojnë duke fajsuar vetveten për dhunën në shtepi. Ato gjithmonë besojnë se mund ta kishin shmangur nevrikosjen e partnerit te tyre. Ato harrojnë ose nuk duan të besojnë se bashkshorti do të gjej nje arsye tjeter per t’i perdhunuar ato.
Ato mbartin shumë stres mbi vete duke u përpjekur të kontrollojn sjelljet e tyre dhe të kënaqin burrat e tyre. Një grup tjeter i grave të abuzuara ndjehen të pashpresa në situaten qe ndodhen, sepse ato mendojnë se dhuna në familje është pjesë e jetës bashkëshortore. Ato kanë parë te njejtin model me nënat e tyre dhe kanë degjuar se edhe gjyshet e tyre nuk kanë qenë më mirë. Keshtu, ato e konsiderojnë dhunen si pjes të jetes së tyre. Grupi i tretë i grave të dhunuara fillojnë të nënvleftsojnë vetveten dhe mendojnë se ato nuk janë te pershtatshme për partneret e tyre, ato besojnë se nuk kanë vlera, se ato nuk vlejnë per asgjë, nuk janë të zonjat të bëjn asgjë dhe e vendosin veten në pozicion varesie. Gra te tjera reagojne duke u ankuar për sjelljet e burrave të tyre, fillimisht mes familjarëve dhe me pas, ne rastet e dhunes së perseritur, ato kerkojnë ndihmë tek specialistet. Te tjera gra reagojn duke u larguar nga shtëpia dhe duke kerkuar strehim tek familjaret apo ne strehezat për gratë. Disa të tjera fillojn të kenë probleme të shendetit mendor dhe bëhen të varura tek anëtare të tjerë të familjes duke e përkeqesuar.
Dhuna e ushtruar ndaj fëmijeve në familje.
Ndër format më delikate dhe me pasoja të renda madje mbase edhe të pa riparueshme të dhunës qe ushtrohet në familje është dhuna ndaj fëmijeve antar të sajë.16Jo vetem dhuna që ushtrohet ndaj fëmijeve por edhe prania e tyre ne aktet e dhunës në familje krijon rrjedhoja jashtzakonisht te dëmshme për familjen,per te ardhmen e saj sidomos per perspektiven e femijeve.Duke u rritur ne një ambient dhe atmosfer dhune femijet ne familje nderkoh mund të marrin dhe te aplikojn praktikisht ne jeten e tyre modele te dhunshme.Keshtu shpesh her keta femij veqmas ata te gjinis mashkullore bëhen bartes te veprimeve dhe te sjelljeve te dhunshme në familje dhe ne shoqeri gjithandej.Një vemendje te veqant per studim dhe analiza shkencore e profesionale pa dyshim meriton problem ende evident në familjet tona , i paragjykimeve dhe justifikimeve të dhunës në familje,veqanarisht ndaj femrave,te moshuarve dhe femijeve.keto paragjykime dhe justifikime përndryshe të tejkaluara dhe patriarkaliste.Në te vertet bazuar ne te gjitha premisat e arritura e civilizimit botror standardet dhe dokumentat relevante nderkombetare,askush askend nuk ka atë drejt ta keqtrajtoj dhe as të ushtroj dhunë në familje dhe në shoqëri ndaj askujt.
Faktoret qe ndikojn ne R.Kosoves te ken shkallen e lart ne dhunen ndaj familjes
Dhuna në familje është një sjellje e udhhequr nga nevoja për pushtet dhe kontroll.17Konsumi i alkoholit dhe i droges jan prej shkaqeve në dhunë në familje,personat në afektine droges dhe alkoholit intesifikojn sjelljet e dhunshme ekzistuese.Disa nga faktoret e rrezikut përfshijnë:të qenit i ri,të pasurit një partner që pi shum,abuzim emocional në mardhenje që eshtë një parashikues i rëndësishëm,ndarja martesore dhe shkurorzimi. Abuzimi mund të prek gjdo aspekt të jetës së personit të abuzuar. Mund të cenojsh shëndetin e tyre mendor dhe fizik,aftësin për te punuar dhe per të fituar nje page si dhe mardhenjet me femijet e tyre.Të qenit viktim e abuzimit mund te shkatrroj vet besimin e një personi.
Në rastet më të këqija të abuzuarit vriten nga abuzuesit e tyre ose shtyhen drejt vetvrasjes.Abuzimi gjith ashtu i shkatrron ata që nuk viktimizohen drejt perdrejt nga ai.Këto dhe karakteristika të tjera të dhunës në familje flasin për nderlikushmerin dhe seriozitetin e studimit të trajtimit të ksaj dukurie si dhe për vështirsit e organizimit të shoqris në parandalimin dhe luftimin e sajë.Agjencit e Kombeve te bashkuara në Kosovë kan hedhur një program të përbashkët që ka per qellim mbështetjen e adresimit të dhunës në baza gjinore në Kosovë.Realizimi i tij pritet të arrihet nëper mjet fuqizimit të zbatimit të ligjit të Kosoves,planit Kombetar të veprimit dhe strategjis kunder dhunës në familje.Ky program në vler prej 800 mijë eurosh do të aplikohen në tri pilot komuna që është financuar tërsisht nga qeveria e Finlandës, ndërkaq përfaqsuesit e qeveris së Kosovës shprehen mirnjohes dhe të gatshëm për mbeshtetjen e këtij programi.Qëllimi kryesor I ktij projekti asht sundimi i rendit dhe i ligjit te ngrej cilësi e jetës së qytetarve në republiken e Kosovës.
Duhet theksuar se gjysma e rasteve të dhunës të paraqitura ne organet e Kosovës jan raste të dhunës në familje ku viktima në shumicën e rateve është gruaja.Në gjasht vitet e fundit në Kosovë kan humbur jetën 22 gra si pasojë e dhunës së ushtruar nga partneret e tyre.Policija e Kosoves gjdo vit regjistron mbi 1mij raste te dhunës në familje të raportuara zyrtarisht.Në të gjitha keto raste kater nga pes viktimat jan gra.
Vetëm gjatë viti 2010 në Kosovë jan regjistruar 944 raste të dhunës në baza gjinore.Statistikat e ndryshme për dhunën në familje dhunën në shkolla,dhuna në pun.në rrugë e ne vende të ndryshme që nuk jan hulumtuar sa duhet alarmojn organet perkatse dhe studjuesit që ta trajtojn dhe ta hulumtojn kët dukuri për gjetjen e masave efektive te parandalimit dhe luftimit të sajë.
Bazuar nw statistikat e Policiisw sw Kosovws, vetwm nga viti 2020, e kwndwj, janw 20 viktima femra tw vrara Brenda familjes.
Jemi dwshmitarw tw vrasjeve makabre tw ndodhura, nw Koosvw, sidomos nw kwto 5 vitet e kwsaj periudhe qw po e trajtojmw. Vrasje kwto tw ndodhura eksluzivisht nga partnerwt e tyre, ku mosha e viktimave rezulton tw jetw nga 18 deri nw 62 vjeç, ku dominon mosa nga 18 deri 45 vjeçe e viktimave.
Sipas këtyre statistikave, në vitin 2020, kanë qenë 7 viktima femra, në vitin 2021, 3 viktima femra, në vitin 2022, kanë qenë 4 viktima femra, në vitin 2023, , në vitin 2024, kanë qenë 2 viktima femra, ku përqindjen më të madhe të tyre, e përbëjnë viktimat të cilat janë vrarë nga partnerët e tyre. Ajo që është shqetësuese tek këto raste, është se ka prej tyre që janë vrarë edhe në prezencë të fëmijëve, që pasojat e dhunës në familje, respektivisht traumat e pësuara janë shumë të mëdha, pasi që fëmijët e viktimave, përjetësisht do të ngelin me këto trauma.
Ndërsa, edhe më të rëndë e bënë këtë fakti, që me këto viktima, fjala është për fëmijët e viktimave, në sy të të cilëve edhe i është vrarë nëna e tyre, figura që ka pas domethënien e gjitheçkaje ër ta, mbesin pa trajtim psikologjik. Pra, nuk ka mekanizma shtetëror, që janë funkisonal për të trajtur këtë kategori të shoqërisë, që pa fajin e tyre, përballen me trauma të tmerrshme, e për fatin e tyre të keq, janë të përjetshme.
Por, hiq më mirë, nuk është gjendja edhe sa i përket edhe trajtimit institucional të kryesve të kytre veprave penale, pasi që edhe kjo kategori, ka nevojë për trajtim, pavarësisht vepirme inkriminuese dhe dënim të shqiptuar ndaj tyre.
Ndërsa, sa i përket drejtësisë për viktimat, sidomos të vrasjeve si pasojë e dhunës në familje, organet e drejtësisë, kanë filluar që të japin dënime meritore të larta, ku janë dhënë edhe dënime me burgim të përjetshëm, në disa prej tyre, e të cilat dënime, kanë kaluar edhe filtrin e Gjykatës së Apelit, por, që pritet që verdiktin për to ta jap edhe Gjykata Supreme e Kosovës.
Kur jemi tek praktika gjyqësore, vlen të cekët se, jo vetëm që po trajtohen me shumë kujdes, por, ka prej tyre që vrasjen e grave nga partnerët e tyre, e shohin si rrezik të rrëshqitjes nga fenomeni i femicidit. Në së paku një prej tyre është përmendur ky fenomen, si shumë shqetësues.
Dhe ky aktgjykim, është vërtetuar nga dy instancat tjera Gjyqëore, ajo e Gjykatës së Apelit të Kosovës, si dhe atë të Gjykatës Supreme të Kosovës.
KONKLUZIONE/ REKOMANDIME
Duke marrë si objekt shqyrtimi dhunën në familje me theks të veqantë atë ndaj gruas mund të përfundojmë se dhuna nda gruas në Kosovë është e pranishme.
Format dhe mynyrat e dhunës në bazë të hulumtimit tregohen se janë dhuna fizike, dhuna psiqike dhe ekonomike.
Legjislacioni aktual është i mjaftueshëm por mungon zbatueshmëria.Gjyqtarët Prokurorët, duhet ta marrin më seriozisht dhunën në familje.Njëherit duhet të hiqen dykuptimësit në ligj të harmonizohen procedurat brenda gjykatave dhe të nxirren domosdoshmërisht aktet nënligjore që e plotësojnë ligjin.
Sipas të dhënave pengesë kryesore është infrastruktura e dobët mungojnë qendrat e përkujdesit ndaj viktimave dhe një sëre institucionesh tjera që praktikisht e bëjnë deri në një masë të pa zbatueshëm ligjin në fuqi.
Vërejmë se policia është e pregatitur për tu përball me rastet e tilla,po ashtu janë edhe akterët tjerë,por duhet një koordinim më i mire dhe i organizuar ndërmjet tyre për ta përballuar me sukses problematikën në tërë kompleksitetin e sajë
Mund të konkludojmë se : Dhuna në Kosovë në familje dhe ndaj gruas ekziston në përmasa mbi mesatare por jo në shifra alarmante; duhet gjithashtu të planifiokohet konkretisht me mbështëtje nga institucionet shtetërore dhe një ngritje e vetëdijës qytetare mbi këtë problem. që kjo dukuri të zvoglohet.
Duke u bazuar në atë çka është shtjelluar në këtë punim, vijmë në konkludimin se dhuna në familje, si një dukuri negative në shoqërinë njerëzore, shfaqet shpesh dhe me pasoja të rënda edhe në Kosovë.
Dhunë në familje është shkelje e të drejtave të njeriut dhe si e tillë paraqet rrezik për shoqërinë në përgjithësi dhe në familjen në veçanti. Duke marrë parasysh tendencën e rritjes dhe
pasojat që sjell dhuna në familje, në përgjithësi në shoqëri, e edhe në komunat Drenas e Skenderaj, në veçanti, hapat që duhet ndërmarrë për zbutjen, parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje si një dukuri shumë e dëmshme për shoqërinë, janë:
- Hartimii strategjive në nivel shtetëror për parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje
- Amandamentimii Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje;
- Sigurimii shërbimeve efikase për rehabilitimin dhe integrimin e viktimave dhe kryerësve të dhunës në të gjithë territorin e Kosovës si dhe rritja e qasjes së viktimave ndaj këtyre shërbimeve;
- Ndërtimi dhefuqizimi i kapaciteteve të punonjësve të shëndetësisë, të shërbimeve sociale dhe arsimore për ofrimin e shërbimeve viktimave të dhunës në familje;
- Krijimi i linjave buxhetore për mbulimin e nevojave të strehimoreve dhe të viktimave të dhunës në familje;
- Përmirësimii kushteve të punës për punonjësit social të qendrave sociale, të cilët duhet të ndjekin rastet e emergjencës;
- Ngritja e kapaciteteve të psikologëve të shkollave për identifikimin dhe trajtimin e problemeve të dhunës në familje;
Perfundimi
Kosova ka Ligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje; Ligji ju garanton mbrojtësin e viktimave; Policia ka njësit të posaçëm që mbron viktimat e dhunës në familje; Prokurorët janë të obliguar në bazë të ligjit të ngrisin akuzë kur ka prova se ka vepër penale si pasojë e dhunës në familje; Gjykata do të trajtojë dhunën në familje pa diskriminim dhe me efikasitet; Ekzistojnë organe, organizata joqeveritare dhe strehimore që i mbështesin viktimat e dhunës në familje.
Dhuna në familje nuk shihet vetëm si nje problem shqiptar por mbarëbotëror. Përpjekje të shumta nga struktura shtetërore dhe organizata në vende të ndryshme të botës përpiqen të adresojnë shkaqet, pasojat dhe të ofrojnë shërbimet e nevojshme për viktimat. Disa nga arritjet (apo zhvillime të fundit në nivel botëror) e adresimit të dhunës në familje në nivel botëror renditen si më poshtë:
- Kuptimmë i mirë i dhunës në familje, shkaqeve dhe pasojave të saj;
- Ështëarritur një konsensus ndërkombëtar për nevojën e adresimit të saj;
- Hapa pozitive të ndërmarra nga disa shtete për përmirësimin e legjislacionitekzistues apo hartimit të ligjeve specifike për dhunën;
- Disarajone kanë hartuar konventa specifike për adresimin e dhunës në familje;
- Progresi i arritur në parandalimin dhe luftën kundër dhunës në familje ka qenë i ngadaltë përshkak të qëndrimeve dhe mentalitetit ekzistues që janë të rrënjosura thellë në mendjen e individëve dhe proçesi i ndryshimit është shumë i gjatë dhe i vështirë.
Duke marrë në konsideratë faktin se faktorët që shkaktojnë dhunën në familje janë shumë kompleks dhe të ndërlidhur, strategjitë për të adresuar këtë problem duhet të hartohen nën një përqasje gjithëpërfshirëse dhe të integruar. Një strategji e hartuar në shumë nivele që adreson fatorët parësorë që shkaktojnë dhunën në familje si dhe ofrimi i shërbimeve për vitkimat e dhunës në familje mund të konsiderohet si strategjia më efikase në minimizimin dhe eleminimin e dhunës në familje.
Dhuna në familje përbën një nga format më të rënda të abuzimit të shoqërisë tonë dhe jo vetëm, dhuna në familje duhet të kuptohet si një fenomen mbarëbotëror. Dhuna në familje është, para së gjithash, një brengë nga aspekti i të drejtave të njeriut. Ajo cka synon ky punim është të kuptohet edhe cështja se pavarësisht që edhe burrat mund të jenë viktima, dhuna në familje është dukuri që prek më shumë gratë për shkak të “autoritetit të pabarabartë historik ndërmjet burrave dhe grave, mirëpo duhet të kuptohet se dhuna si dukuri shoqërore nuk prek vetëm femrat, si viktima të dhunës në familje mund të shfaqen edhe burrat,fëmijet të moshuarit , por normalisht gjinia femërore janë kategoria më e prekur nga kjo dukuri negative e shoqerisë tone siq është theksuar edhe në këtë punim.Në fillim kemi folur lidhur me kuptimin e dhunës në familje, duke e vënë në theks të veqantë atë se në Kosovë dhuna në familje përkufizohet si çdo veprim i qëllimshëm apo mosveprim që rezulton në keqtrajtim fizik, psikik, seksual,ekonomik apo forma tjera te keqtrajtimit tek viktimat.
Si rezultat i hulumtimit dhe analizimit të literaturave, materialeve të ndryshme, në veçanti të të dhënave që posedojnë institucionet pergjegjese si Policia e Kosovës dhe Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave mund të vimë në përfundim se dukuria e dhunës në familje vit pas viti po rritet ,ndërsa në anen tjeter lufta dhe parandalimi i dhunës në familje lë për të deshiruar. Aspekti pozitiv i rritjes se rasteve të dhunes në familje të evidentuara nga institucionet
përgjegjëse në vitete fundit mund të themi se është një dozë vetëdijësimi i popullsise lidhur me raportimin e kësaj dukurie. Nuk mund të lihej pa përmendur edhe Ligji për Mbrojtje nga Dhuna në Familje më saktësisht disa nene të këtij ligji, me të vetmin qëllim të ligjit parandalimin e dhunës në familje me masa të përshtatshme ligjore.
Ajo cka e plotëson edhe më shumë këtë punim është përfshirja në punim rastin e njohur të Pjetër Ndrecaj, por edhe rastin ndërkombetar Civek kundër Turqisë.Sa i përket rastit të parë në menyrë të detajuar kuptohet se kemi të bëjmë me një dhunë të vazhdushme në familje dhe me një neglizhencë të institucioneve shtetërore në këtë rast të Policisë së Kosovës. Me përfshirjen e këtij rasti në këtë punim është synuar të tregohet se në qoftë se institucionet që janë përgjegjëse lidhur me raste të caktuara nuk e kryejnë punën e tyre me profesionalizëm dhe në mënyrë të shpejtë pas një kohe mund të jetë vonë dhe njerëzit të përfundojne me vdekje siq është rasti i Valbonës dhe fëmijes së saj.Rasti i dyte është trajtuar për të arsyetuar ata që thuhet se dhuna në familje është fenomen global duke lënë të kuptohet se e gjithë bota përballet me këtë dukuri negative.Duke studiuar dhe analizuar literaturën, materialet por më së shumti statistikat që kam marr nga Policia e Kosovësdhe Zyra per Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave shihet se vëllimi i kesaj dukuri ndryshon vit pas viti por edhe regjion nga regjioni dhe absolutisht paraqet një situatë shqetësuese lidhur me atë se si do të trajtohet kjo dukuri negative në vitet e ardhshme.
Literatura
Baraliu, M. (2011). Gjendja dhe problemet e familjes bashkëkohore. Prishtinë: Lidhja e Juristëve të Kosovës.
Gylen, F. Nga fara e lisit.
Ligji Nr. 03/L-182 për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Republika e Kosovës.
Latifi, V. (2014). Kriminalistika. Prishtinë.
Programi i Kosovës kundër Dhunës në Familje dhe Plani i Veprimit 2022–2026.
Bandura, A. (1977). Social Learning Theory. New York: Prentice Hall.
Giddens, A. (2006). Sociology. Cambridge: Polity Press.
Heise, L. (1998). Violence Against Women: An Integrated, Ecological Framework.
Parsons, T., & Bales, R. (1955). Family, Socialization and Interaction Process.
United Nations (1993). Declaration on the Elimination of Violence against Women.
World Health Organization (2013). Global and Regional Estimates of Violence against Women.
Council of Europe (2011). Istanbul Convention.
UN Women (2015). Preventing Violence Against Women.
World Bank (2019). Gender-Based Violence Report. United Nations Office on Drugs and Crime (2019). Global Study on Homicide
Bandura, A. (1977). Social Learning Theory.
Dobash, R., & Dobash, R. (1979). Violence Against Wives.
Giddens, A. (2006). Sociology.
Heise, L. (1998). “Violence Against Women: An Ecological Framework.”
Krug, E. et al. (2002). World Report on Violence and Health. WHO.
United Nations (1993). Declaration on the Elimination of Violence against Women.
World Health Organization (2013). Global Estimates of Violence Against Women.
Council of Europe (2011). Istanbul Convention.
