Statuti i OJQ ,, ASKK Organizata quhet: Asociacioni i Kriminologëve Kriminalistëve dhe Viktimologve të Kosovës.,

Ky statut do të qeverisë shoqatën jofitimprurëse OJQ  ,, ASKK Organizata quhet: Asociacioni i Kriminologëve Kriminalistëve dhe Viktimologve të Kosovës, të themeluar në pajtim me Ligjin Nr. 04/L-57 për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës.

Neni 1

Emri, forma dhe adresa

1. Organizata do të quhet OJQ “ASKK Organizata quhet: Asociacioni i Kriminologëve Kriminalistëve dhe Viktimologve të Kosovës

2. Ajo mund të njihet edhe si ASKK

3. Organizata është shoqatë jofitimprurëse, sipas definimit të dhënë në nenin 5.2 dhe 6 të Ligjit Nr. 04/L-57 për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës.

4. Organizata nuk do të bëjë shpërndarjen e çfarëdo të ardhure neto ose fitimi si të tillë për asnjë person. Pasuria, të ardhurat dhe fitimet e organizatës do të përdoren për të mbështetur qëllimet jofitimprurëse të organizatës dhe nuk do të përdoren për të krijuar përfitime të veçanta individuale, qoftë në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo tërthorazi për asnjërin nga themeluesit, drejtorin, nëpunësit, ndonjë anëtar të shoqatës, ndonjë të punësuar apo donator të OJQ-së. Megjithatë pagesa e kompensimit të arsyeshëm për këta persona mund të bëhet për punën që këta persona bëjnë për këtë organizatë.

5.   Çdo transaksion ndërmjet OJQ-së dhe një organizate tjetër të ndërlidhur, apo ndërmjet OJQ-së dhe anëtarëve, zyrtarëve, anëtarëve të bordit ose punonjësve të saj ndalohet, përveç, nëse organi drejtues vendos, pas hetimeve të arsyeshme, se transaksioni është në interes, i drejtë dhe i arsyeshëm për OJQ-në, dhe se OJQ-ja nuk kishte mundur të sigurojë marrëveshje më të favorshme me përpjekje të arsyeshme dhe brenda rrethanave ekzistuese.

6. Organizata mund të angazhohet në aktivitete ekonomike me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve të saja jofitimprurëse, në pajtim me paragrafin 1.4 të këtij Statuti dhe nenin 4 të Ligjit për Lirim të Asociimit në OJQ 04/L-57, me kusht që të ardhurat e realizuara nëpërmjet të aktiviteteve ekonomike të shfrytëzohen ekskluzivisht për të arritur qëllimet e theksuara në këtë statut.

7.  Organizata e ka zyrën e saj qendrore në Vushtrri, Rr.Deshmoret e Kombit , nr 11, 4200.

Neni 2

Themeluesit

1.  Themelues të organizatës janë:

1. Mensut Ademi, Rr.Kadri Gerguri, Nr. 11, 42000,

2. Ujeza Ademi, Rr.Kadri Gerguri, Nr. 11, 42000,

3. Albana Ademi, Rr.K.Ademi, Nr.12, Pestove,rr. 42000.

2. Kuvendi i Anëtarëve vendos për përfaqësuesin e autorizuar të OJQ-së, i/e cili/a përfaqëson organizatën dhe pranon të gjitha shkresat zyrtare në emër të organizatës. Ai ose ajo është përgjegjës për informimin e autoriteteve kompetente për çfarëdo ndryshimi në të dhënat e deklaruara në rastin e regjistrimit të organizatës.

3. Kuvendi i Anëtarëve ka vendosë për përfaqësuesin e autorizuar të OJQ-së ASKKVK, prof.ass.Dr.sc.Mensut Ademi

Neni 3

Qëllimi

  1. Organizata është themeluar me qëllim të:

Qëllimi ynë eshtë që të ofrojme  përgjigje adekuate për parandalimin dhe luftimin e kriminalietit  përmes:

  • Parandalimin e krimit përmes zhvillimit të sistemit të hershëm të intervenimit-reagimit,perms metodave dhe studimeve te njohura shkencore.
  • Si te implementohen ligjet ne funksion dhe zhvillimi i mëtutjeshëm i infrastrukturës ligjore,
  • Ofrimin e trajnimeve dhe pregaditjeve për avancimin e kapaciteteve institucionale dhe qytetareve te R.Kosoves me qëllim të parandalimit të krimit,
  • Promovimin dhe avancimin e kërkimit shkencor në fushën e së drejtës penale, kriminologjisë, politika për parandalimin e krimit dhe disiplinat e lidhura me zhvillimi i mëtutjeshëm te bashkëpunimit dhe koordinimit,te gjitha institucioneve qeveritare dhe joqeveritare per parandalimin e kriminalistetit.
  • Krijimin e bashkëpunimit me institucionet e tjera, organizatat dhe shoqatat në R.Kosoves, të cilat kanë të njëjta ose të ngjashme qëllimet e programit si edukimin dhe trajnimin në drejtim të realizimit të objektivave të politikave të luftës kundër krimit;
  • Duke siguruar kontribute shkencore dhe profesionale në krijimin dhe zbatimin e politikave për të parandaluar dhe luftuar kundër krimit ; ASKK si Qendra për Kërkime mbi politikën e parandalimit të krimit realizon qëllimet e veta përmes hulumtimeve shkencore si projekte profesionale dhe shkencore,organizimin e konferencave shkencore  me pjesëmarrjen aktive të anëtarëve të Qendrës në konferenca shkencore dhe botimin e punimeve shkencore, Promovimeve dhe avokimeve si masa per parandalimin dhe luftimin e krimitte organizuare.

 2. Për t’i përmbushur qëllimet e saj, organizata do të ndërmarrë, por nuk do të kufizohet vetëm në këto lloje të aktiviteteve:

Për të arritur qëllimet e saj, organizata merr përsipër, por nuk do të kufizohet në këtë lloj të aktivitetit:

ASKK-ja nuk është  vetëm i bazuar në postulatet e mësipërme të veprimtarisë së saj, por do të intensifikojnë bashkëpunimin multidisiplinare dhe ndërdisiplinore me agjencitë  nacionale dhe ndërkombëtare në bashkepunim me sektorin qeveritar dhe joqeveritare  për të përmirësuar shkëmbimin e përvojave të bazuar në njohuri adekuate profesionale dhe shkencore.Në këtë drejtim, theks i veçantë do t’i kushtohet parandalimit të sjelljeve asociale në Kosovë, të ofrojë rekomandime kohë vend dhe ndaje subjekteve te caktuare.

Përmes antareve të bordit të akredituare nga MASHT do të orgonizojme trajnime, puntori dhe kurse të niveleve dhe fushave të ndryshme multidiciplinare, duke ofruare certifikata të vlersimit të arritshmerise.

Neni 4

Anëtarësimi

1. Anëtarësimi në organizatë është i hapur për çdo person pavarësisht prej racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal. Për t’u anëtarësuar në organizatë, secili i interesuar duhet të pranojë Statutin dhe Misionin e organizatës dhe të angazhohet për përmbushjen e qëllimeve të organizatës.

2. Kuvendi i anëtarëve do të vendos nëse do të kërkohet pagesa e anëtarsimit nga anëtarët. Në rast të vendosjes së pagesës së anëtarësimit, Kuvendi do të vendosë për rregullat dhe procedurat e pagesës së anëtarësimit, përfshirë marrjen e masave të ndryshme, deri në përjashtimin e anëtarit nga organizata në rast të mospagesës së anëtarësisë.

3. Anëtarësimi i ndonjë anëtari gjithashtu mund të përfundojë ose suspendohet me vendimin e Kuvendit të Anëtarëve në rast të:

a. Mose rrespektimit te statusit te ASKK;

b. Rrregullores se punes ne kuader te ASKK;

c.Keqemenaxhimit apo keqeperdorimit te mandatit

 Në rast të suspendimit, kohëzgjatja e suspendimit do të përcaktohet sipas rregullores se pune ne kuader te ASKK

4. Përfundimi ose suspendimi i anëtarësimit nga Kuvendi i Anëtarëve do të vendoset me shumicë të anëtarëve prezent.

Neni 5

Kuvendi i Anëtarëve

1. Kuvendi i Anëtarëve është organi më i lartë qeverisës i organizatës. Ai përbëhet prej të gjithë anëtarëve të organizatës.

2. Kuvendi i Anëtarëve ka përgjegjësinë më të lartë për politikën dhe çështjet financiare të organizatës. Në këtë kuadër, Kuvendi i Anëtarëve ka kompetencë të zgjedhë dhe të shkarkojë zyrtarët në pozita udhëheqëse të OJQ-së, të aprovojë raportet periodike financiare dhe të punës, të interpretojë dhe ndryshojë Statutin, si dhe të vendosë për bashkimin, ndarjen apo shuarjen e OJQ-së. Këto përgjegjësi nuk mund të delegohen në organet tjera më të ulta.

3. Përpos përgjegjësive të rezervuara që ka, Kuvendi i Shoqatës gjithashtu ka edhe këto përgjegjësi:

a. Perpilimin e raporteve mujore;

b.Koordinimin e puneve ne ASKK;

c.Perpilimin e startegjive dhe korikulave;

d. Kontrollin e implementimit te projekteve dhe trajnimeve;

e.Verifikimin dhe lejimin e nenshkrimit te certifikimit

4. Kuvendi i Anëtarëve mund të delegojë ndonjë prej përgjegjësive të tij në organin tjetër udhëheqës të ndërmjetm (p.sh. Bordi, Kryesia, Këshilli Drejtues) ose edhe të punësuar të organizatës, me vendimin e shumicës së anëtarëve të tij, me përjashtim të përgjegjësive të cilat nuk delegohen sipas nenit 13 të Ligjit Nr. 04/L-57 për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës dhe paragrafit 2 të Neni 5 të këtij Statuti.

Neni 6

Mbledhjet e Kuvendit të Anëtarëve

1. Kuvendi i Anëtarëve do të takohet së paku një herë në vit në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore (MPV) ku shqyrtohet dhe miratohet raporti për mjetet, deyrimet, të ardhurat, shpenzimet dhe programet e organizatës për vitin e kaluar, si dhe plani për mjetet, e detyrimet e parapara, të ardhurat, shpenzimet dhe programet e organizatës për vitin e ardhshëm.

2. Kuvendi i Anëtarëve mund të takohet gjithashtu edhe në Mbledhjen e Përgjithshme të Jashtëzakonshme (MPJ) kurdoherë që kërkohet nga  gjysma e anëtarëve prezent ose nga organet tjera të ndërmjetme. Një kërkesë e tillë duhet t’i drejtohet Kryesuesit të Kuvendit të Anëtarëve i cili do të lajmërojë për takimin të gjithë anëtarët, në pajtim me procedurat e përcaktuara në paragrafin vijues.

3. Lajmërimi me shkrim për MPV dhe/ose MPJ, duke përfshirë datën dhe vendin e mbajtjes së mbledhjes, së bashku me rendin e ditës për mbledhjen do t’u shpërndahet të gjithë anëtarëve së paku shtatë ditë para ditës së mbajtjes së mbledhjes.

4. Për mbajtjen e mbledhjes është e nevojshme pjesëmarrja e më shumë se gjysmës së anëtarëve. Nëse ky kuorum nuk arrihet në tentimin e parë, takimi do të shtyhet për një ditë të përcaktuar më vonë dhe lajmërimi i ri do t’u dërgohet të gjithë anëtarëve.

5. Secili anëtar i organizatës ka një votë në Kuvendin e Anëtarëve.

6. Vendimet në Kuvendin e Anëtarëve do të merren me shumicën e anëtarëve prezent.

7. Asnjë anëtari të Kuvendit të Anëtarëve nuk i lejohet të marrë pjesë në diskutim apo në marrjen e vendimit për çështje ku ai ka interes direkt apo indirekt ekonomik. Anëtari i Kuvendit të Anëtarëve konsiderohet se ka interes ekonomik nëse ai/ajo, ose cilido anëtar i familjes së tij ka interes direkt apo indirekt ekonomik.

Neni 7

 Organi udhëheqës i ndërmjetëm (Bordi)

1. Bazuar në përgjegjësitë e dhëna me këtë statut, organi udhëheqës i ndërmjetëm Bordi Ekzekutiv, i perbere nga themeluesit dhe tre perfaqesues te kuvendit të ASKK, duhet të veprojë çdo herë në pajtim me qëllimin e organizatës.

2. Bordi do të ketë këto përgjegjësi:

a. Perpilimin e raporteve mujore;

b.Koordinimin e puneve ne ASKK;

c.Perpilimin e startegjive dhe korikulave;

d. Kontrollin e implementimit te projekteve dhe trajnimeve;

e.Verifikimin dhe lejimin e nenshkrimit te certifikimit

3. Bordi zgjedhet nga Kuvendi i Shoqatës. Ata do të zgjedhen individualisht me shumicë të votave nga anëtarët e pranishëm. Mënyra e zgjedhjes dhe rregullat e punës së anëtarëve të Bordit mund të rregullohen me një Rregullore të veçantë për punën e Bordit, e cila aprovohet nga Kuvendi i Anëtarëve me shumicë votash.

4. Bordi do të ketë të paktën 3 (tre) anëtarë, njëri nga të cilët duhet të zgjedhet si Kryesues i Bordit, kryesues i borditë eshtë zgjedhe z.Mensut Ademi

5. Anëtarët e Bordit mund të zgjedhen për mandate të njëpasnjëshme.

6. Anëtarët e Bordit mund të shkarkohen para përfundimit të mandatit me shumicë votash të Kuvendit të Shoqatës.

7. Mandati i anëtarit të Bordit pushon:

Në rast të vdekjes,

dorëheqjes ose

shkarkimit nga Kuvendi i Anëtarëve.

8 Në rast të përfundimit të parakohshëm të mandatit të anëtarit të Bordit, Kuvendi i Shoqatës duhet të zgjedh pasardhësin për të shërbyer për kohën e mbetur.

9. Vendimet në Bord merren me shumicë votash të anëtarëve prezentë.

10. Bordi mund të vendosë t’i drejtohet për çfarëdo çështje Kuvendit të Anëtarëve për marrje të vendimit.

10. Kurrëfarë pagese ose kompenzimi nuk duhet t’u bëhet anëtarëve të Bordit pa aprovimin e Kuvendit të Anëtarëve dhe vetëm kur pagesa ose kompenzimi është i arsyeshëm dhe bëhet për punën e kryer për organizatë.

11. Asnjë anëtari të Bordit nuk i lejohet të marrë pjesë në diskutim apo në marrjen e vendimit për çështje ku ai ka interes direkt apo indirekt ekonomik. Anëtari i Bordit konsiderohet se ka interes ekonomik nëse ai/ajo, ose cilido anëtar i familjes së tij ka interes direkt apo indirekt ekonomik.

Neni 8

 Zyrtarët dhe Nëpunësit

1. Në rast nevoje organizata punëson persona që të marrin përsipër kryerjen e detyrave ditore të organizatës. Zyrtari kryesor ekzekutivështë Drejtor Ekzekutiv Albana Ademi, e cila është zgjedhë dhe emruarë nga Kuvendi i Shoqatës. 

2. Zyrtarët duhet të punësohen në përputhje me Ligjin e Punës në Republikën e Kosovës, të gjitha të ardhurat dhe të mirat e tjera që duhet t’i paguhen Zyrtarit, si dhe obligimet dhe përshkrimin e punës dhe përgjegjësive të Zyrtarit. Të gjitha pagesat duhet të jenë të arsyeshme dhe duhet të paguhen vetëm për punën e kryer për organizatë.

Neni 9 ­

 Shpërbërja e organizatës

1. Organizata mund të shpërbëhet me vendimin e shumicës së anëtarëve të Kuvendit të Anëtarëve.

2. Kur të vendos për  shpërbërjen e organizatës, Kuvendi i Anëtarëve do të tregojë emrin e shoqatës ose fondacionit në Kosovë që do të marrë pasurinë e mbetur pasi të jenë paguar borxhet e organizatës. Shoqata(t) ose fondacioni(et) e zgjedhura duhet të kenë qëllime të njejta ose të ngjajshme sikurse organizata.

Neni 10

Ndryshimet e statutit

  1. Statuti i tanishëm mund të ndryshohet me vendimin e dy të tretave e anëtarëve prezentë të Kuvendit të Anëtarëve.
  2. Statuti është ndryshuare me date 10.08.2018 sipas numrit të protokolit ASKK/100818-1, me prezencen e dy të tretave të antareve të antareve të bordit.

Neni 11

Periudhat e Raportimit dhe Viti Financiar

1. Bordi dhe Zyrtarët e emëruar do të paraqesin raporte vjetore para Kuvendit të Anëtarëve, MPV ose kurdoherë që kërkohet nga një MPJ.

2. Viti financiar i organizatës do të përputhet me vitin kalendarik.

Ky statut është aprovuar në Prishtinë

15.08.2018

Nga anëtarët e Kuvendit                                                 ___________________________________

                                                                                         Nënshkruar nga Përfaqësuesi i Autorizuar

LLOGO E ASKK