VEPRAT PENALE TË KRYESVE TË MITUR KUNDËR INTEGRITETIT SEKSUAL

 Dr.sc.Mensut Ademi

mensut.ademi@gmail.com

Vështrim hyres

Me kriminalitet seksual zakonisht kuptohen të gjitha veprimet që rrezikojnë dhe atakojnë integritetin dhe moralin seksual të një personi. Sjelljet  tilla  janë të inkriminuara në të gjitha kodet dhe ligjet penale të shteteve bashkohore. Ky lloj i kriminalitetit paraqet një rrezikshmëri të veçantë ngase cenon lirinë dhe dinjitetin seksual, si të viktimës ashtu edhe të familjës se saj, e sidomos në rastet kur si viktimë paraqiten fëmijët dhe të miturit të cilët nuk janë në gjendje të mbrohen vetë nga atakimet e tilla të dhunshme seksuale.[1]

Sjellja e të miturve duke u nise nga veprimet e tyre kundër integritetit seksuale, çdo herë e ka shqetësuar rrethin dhe ka shkaktuar reagime të shumta ne shoqëri,sepse ky lloj i kriminalitetit paraqet një rrezikshmëri të veçantë, ngase cënon lirinë dhe dinjitetin seksual, si të viktimës, ashtu edhe të familjes së saj.[2]

Dhuna dhe abuzimi seksualë ndaj te miturve dhe nga të miturit përpos që është objekt interesimi i së drejtës penale dhe kriminologjisë, e njëjta trajtohet edhe në shkencat tjera si p.sh.: në ato mjekësore dhe psikologjike.

Sipas KPK kjo dukuri parashihet ne kete kod se kushdo që e detyron një person të ketë marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të vet kryen atëherë ka kryer vepër penale kundër integritetit seksual. Pothuaj në të gjitha rastet e veprës penale kundër integritetit seksual,  kryesi i veprës penale përdorë dhunën fizike, për të mposhtur personin që kundërshton me rezistencë marrëdhënien apo ngacmimin seksual, dhe këtu në shohmi se te miturit mund te jen lehte te manipulushem nga dhunuesit sepse nuk kane fuqi fizike dhe ase mentale per te parandalu kryeresine kësaj vepre.

Duke u nise nga mendimet e larteshenuara mund të themi se veprimet në të cilat manifestohet dhuna janë të llojlojshme, si: goditje me shuplaka, rrahje me grushta,  kapje për fyti,  heqje rrobave më dhunë, mbyllje goje, tërheqje zvarrë në automobil ose në ndonjë vend të afërt, etj, me qëllim të abuzimit seksuale me viktimën si përson i mitur .

Nga shumë autor dhe të dhëna nga institucione te ndryshme kuptojmë se më së shpeshti dhunuesit e kërcënojnë viktimën me lëndime të rënda trupore apo me  vdekje dhe gjate veprimit të kryerësit të kësaj vepre penale vjen deri te shtuarja e  intensitetit të dhunës, kërcënojnë me armë (armë zjarri, thikë, etj.), viktimën e tyre.

Kohët e fundit, për kryerjen e kësaj vepre penale shfrytëzohet gjithnjë e më shumë automobili dhe zakonisht, viktima, me vullnet apo kundër vullnetshem, dërgohet në ndonjë vend të fshehtë, ku dhunuesi e dhunon ose përpiqet ta dhunojë, duke ushtruar forma të ndryshme të dhunës ose duke e kërcënuar me vdekje sipas te dhënave lartë shenuara.

Këto veprime gjithmonë shoqërohen me pasoja të ndryshme, në formë të lëndimeve të lehta apo të rënda trupore (goditje, gërvishtje, kafshime, etj.) dhe me gjurmë të dukshme të dhunës (rroba të grisura, pulla të këputura, etj.), të cilat janë pasojë e përpjekjeve për rezistencë, para dhe gjatë kryerjes së veprës penale.[3]

Kjo vepër penale eshte nje nga veprimet që e dëmtojnë me se shumti dinitetin dhe moralin e njeriut dhe duke e pare këtë qdo shoqëri bashkëkohore që pretendon mbrojtjen e individit, në plan të parë ka mbrojtjen e moralit dhe dinjitetit e te gjithë personave qofte te mitur apo të rritur.

Institucionet shtetrore, individëve që u cënohet morali dhe dinjiteti, kujdeset t’u ofrojë mbrojtjen juridiko-penale nëpërmjet parashikimit të veprave penale në dispozitat e Kodit penal, si mase parandaluese dhe ndëshkuese ndaj kryerësve te kësaj vepre penale.

Duke paraparë sanksione penale për cënimin e moralit dhe dinjitetit, dënohet dhuna, keqpërdorimi i pozitës, si dhe mbrohet liria e individit, dhe veçanërisht mbrojtja të posaçme u kushtohet personave të mitur.

Zhvillimi fizik dhe ai psikologjik i të miturve deri në moshën 14 vjeçare duhet të paraqet mbrojtjen sa më të plotë nga format e ndryshme të keqpërdorimeve seksuale ndaj tyre. Të miturit deri në moshën 14 vjeçare janë persona që gjenden në fazë të re seksuale të zhvillimit, të cilët nuk munden në mënyrë të plotë të gjykojnë për marrëdhëniet seksuale, pa marrë parasysh gjininë e tyre.

Të miturit si delikuent dhe delikuenca si dukuri shoqërore negative dhe e rrezikshme manifestohet në forma të ndryshme ne rastin tone këta të mitur mund të jenë delikuent te veprës penale kundër integritetit seksuale apo edhe viktim dhe gjatë tërë rrjedhës së historisë njerëzore duke filluar nga formacionet e para shoqëroro-ekonomike dhe deri me tani tek të miturit ështç e theksuare prostitucioni me ta dhe martesat e parakohshme.[4]

Kjo dukuri e cekur me lartë është prezent si në vendet ekonomikisht të varfra, ashtu edhe në vendet me standard të lartë ekonomik. Është paradoksale se delikuenca e të miturve shënon një rritje alarmante pikërisht në vendet e zhvilluara ekonomike të miturit si kryerës te veprës penale kundër integritetit seksuale, sidomos ne fazene e adoleshencës kur dhe fillon abuzimi me alkohol dhe supstanca narkotike.

Kuptimi për të mitur si kriminel në miniatur, prej të cilës rezultojnë edhe barazimet në trajtimin penalo-juridik, është mbështetur në maksimën sunduese: militia supllet aetatem (të keqen e kompenson mosha).[5]

Legjislacioni penal edhe pse dukshëm e ka rregulluar pozitën penalo-juridike të të miturve, nuk ka arritur sa duhet të ndikojë në luftimin më të suksesshëm të delikuencës së të miturve sidomos kur eshte fjala për veprat penale kundër integritetit seksuale sepse ka probleme ne pregaditjen e kudrit profesional të cilët do të arrinin sukse ne parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurije ne R.Kosoves si pregaditja profesionale kadrovike, organizative dhe normative në zbulimin, gjykimin e të miturve dhe ekzekutimin e sanksioneve ndaj tyre, sepse deliktet seksuale paraqesin një rrezikshmëri të veçantë, ngase cënojnë lirinë dhe dinjitetin seksual si të viktimës sidomos në rastet kur si viktimë paraqiten të miturit të cilët nuk janë në gjendje të mbrohen vetë nga atakimet e tilla të dhunshme.

Të miturit duhet të mbrohen nga të gjitha format e shfrytëzimit dhe keqtrajtimit seksual. Për këtë arsye qeveritë duhet në mënyrë të veçantë të ndërmarrin të gjitha masat e duhura për të parandaluar veprimet e tyre  të nxitjes ose të detyrimit të përfshirjes në veprimtari të paligjshme seksuale; të shfrytëzohen të miturit për qëllime prostitucioni; të shfrytëzohen për shfaqje ose materiale pornografike dhe kjo ndikon sidomos ndaj të miturve, me këtë rastë shkaktohen pasoja të rënda në jetën e tyre të mëvonshme, veprime nga të cilat të miturat përjetojnë tronditje dhe çrregullime të rënda psikike dhe shpirtërore nga të cilat vështirë arrijnë të lirohen gjatë tërë jetës.

Vepra penale 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016
Sulm seksual 4 4 1 1 3 1 2 2 2 1 4
Keqpërdorim seksual nën moshën 16 vjeçare 4 5 2 2 2 4 3 10 8 3 5
  1 1 0   2 1 2 7 6 2 11
Keqpërdorim seksual personat me të meta mendore deri në moshën 18 vjeç 1 2 1 1   1   2   1 3
Shpërdorimi seksual në detyrë zyrtare   1 1                
Keqtrajtim apo abuzim me fëmijë     1                
Marrëdhënie seksuale brenda familjes               1      
Shërbim seksual me trafikim                 4 1 8
Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi                   4 6
Gjithsej 10 13 6 4 7 7 7 21 20 12 37

Rol të rëndësishëm në parandalimin e kësaj dukurije ndaj të miturve duhet të luaj politikat nacionale përmes strategjive dhe veprimeve adekuate ndaje kryersve te kësaj vepre penale.[6]


[1] Halili, op.cit., fq.188-189

[2] Ć. Hajduković, Prestupnićko ponaśanje mladih, 1975, Beograd,  fq. 213.

[3] N.Korajlić, Metodika Kriminalistike, 2007, Sarajevo FKKS,BiH, fq-65.

[4] I. Zejneli, E drejta penale-pjesa e posaçme, Tetovë, 2008, fq. 80.

[5] V. Kambovski, E drejta penale-pjesa e përgjithshme, përkthim, 2006, Shkup,  fq. 596.

[6] Zjneli.op.cit., fq.41