REFORMAT NË SEKTORIN E SIGURIS NË R.KOSOVES 2000-2018

Dr.sc.Mensut Ademi

Zona Industriala, Prishtinë

Prishtinë, 10000

mensut.ademi@universitetiaab.com

+38345100797 +38345652226

Hyrje

Një ndër sfidat aktuale e shteteve të ballkanit perendimore është  bashkëpunimi zyrtar mesë shteteve të rajonit dhe përmisimi i bashkepunimt mesë tyre , e sidomose kurë është në pyetje transparenca e sektorëve të sigurisë në gjithë rajonin, ku  sipasë disa të dhenave statestikore regjonale është mjaft e dobët. Duke u nisë nga ajo qe u tha shfaqet një problem thelbesorë se si agjencionet e zbatimit te ligjit në sektoret e sigurise nuk kanë informacione mbi atë se cili sektorë i sigurisë është përgjegjës për cilën fushë, cilat janë kompetencat e tij, kush kontrollon secilët sektorë.

Mungesa e transparencës nga agjencionet e zbatimit të ligjit dhe sektoreve të sigurisë në përgjithsi është pengesë reale e mundësisë sa më efikase të mbikëqyrjes nacionale ndajë ktyre sektorëve, si pasojë e mosë transparences atëhere vijmë deri te një përceptim që rezultone në  qytetarë të humbin besimin ndajë këtyre institucioneve.Disa nga shtetet e ballkanit perendimore në këttë rastë edhe R.Kosoves vjenë nga nje mjedisë postkonflikti dhe me këtë raste për sigurin në përgjithsi dhe sektoret e sigurisë në veqanti diskutohet ne mase ta madhe me nacionalizem etnik dhe kjo është një pengesë e madhe  e bashkepunimit nder sektorjale te shtetve në përgjithsi  në ballkanin perendimoree ne veqanit shtetin me te ri ne ballkanë R.Kosoves.

Reformat në sektorin e sigurisë në R.Kosoves janë ndihmurë çdo here nga ndërkombetaret, kanë filluarë që nga nga viti 1999-2008-2012-2018 porë vazhdonë ende në harmonizimin e legjislacionit karshi detyrimeve dhe obligimeve kushtetuse të sektoreve të sigurise ne fushen nacinale duke u fokusuarë ne transparenc, llogaridhenje, monitorim  nacional dhe bashkepunim ndërkombëtarë. Të gjitha institutcionet e sigurisë nga themelimi e deri me tani nuk kanë arrit të marrin thuajse gjithë përgjegjesinë sipas mandatit të tyre, duke u thirrë në një faktë se R.Kosoves e ka shpalle pavarsine në vitin 2008 dhe nga ky vitë ka filluarë të vendoset kontrolli, monitorimi civil-demokratik ndaje sektorve të sigurisë në vendin tonë.

Institucionet e sigurisë në Republikën e Kosovës mbrojnë sigurinë publike dhe të drejtat e të gjithëve në vendë.

  1. Çka kuptojme me sektor të sigurisë ne R.Koosves.

Sektori i sigurisë në Kosovë përbëhet nga një numër institucionesh e mekanizmash të cilet përbehen nga sektoret e siguris dhe nensektoret përmes së cilave funksionalizohet mandate i tyre.[1] Kompetencat dhe pushteti i tyre përcaktohen me Kushtetute, si dhe mbështetet më tutje me ligje e rregullore.

Mes institucioneve apo mekanizmave më të rëndësishëm janë parlamenti, presidenti, qeveria (kryeministri dhe ministritë përkatëse), Këshilli i Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, bashkë me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës. Siç do të shpjegohet më poshtë, jo të gjitha institucionet e sigurisë kanë pushtetin të përdorin forcë apo të marrin mandate ekzekutive. Aktualisht, i vetmi institucion vendor i sigurisë në Kosovë që ka të drejtë të përdorë çfarëdo lloji të forcës fizike është policia, duke e bërë kështu institucionin më të rëndësishëm vendor të sigurisë.

  1. Cilet jane sektoret e sigurise ne R.Kosoves

Siç është theksuar më lartë, qëllimi i se sektorit të sigurise, është kryerja e një studimi gjithëpërfshirës të institucioneve të sektorit të sigurisë përkitazi me nevojat e sigurisë së Kosovës, në një mënyre transparente, legjitime, të përballueshme dhe llogaridhënëse, dhe duke e parë dinamiken e funksionalizimit të këtyr sectorëve duhet disa nga to të fillojne ristrukturim.

Si problematike ne secilin vende shfaqet edhe definimi i mandateve dhe detyrave kyçe të secilit sectorë të sigurisë, ndihmon qeverinë të jetë më efikase dhe të rrit (maksimizoj) shërbimet e saj ndaj qytetarëve në një mënyrë legjitime dhe financiarisht të përballueshme, duke mënjanuar shërbimet e dyfishuara dhe të mbivendosura, dhe duke shmangur konkurrencën ndërmjet institucioneve që ofrojnë siguri për qytetarët e Kosovës.[2]


[1] R.Maslesa, Teorit e sistemit të sigurisë, ligjerata në Universitetin AAB, Prishtinë, 2009, fq.18.

[2] Secila Ministri ose Agjenci e përfshirë në RSSS kishte për obligim të krijoj grupe punuese në kuadër të institucioneve të tyre. Pastaj institucionet e sigurisë kanë zhvilluar skenarët për të identifikuar kërkesat potenciale të reja dhe mangësitë në kapacitete dhe aftësi të institucioneve të sektorit të sigurisë për të marr përsipër dhe reaguar ndaj krizave të mundshme në Kosovë. Përveç kësaj, Termat e Referencës përcaktonin detyrat e grupeve punuese dhe mënyrën e koordinimit të rezultateve të punës së tyre me koordinatorët tjerë nga Ministritë tjera, grupit koordinues ndërministror (GKNM) dhe Komitetit Drejtues.