ASKK – ASOCIACIONI I KRIMINOLOGËVE DHE KRIMINALISTëve TË KOSOVËS

Veprimtaria e Organizatës – ASKK Organizata quhet: Asociacioni i Kriminologëve Kriminalistëve dhe Viktimologve të Kosovës.

Asociacioni Kriminologëve Kriminalisteve dhe Viktimologve të Kosovës si qendër për kërkime mbi politikat e parandalimit dhe të luftimit të kriminalitetit, si qender mundohet, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në fushën e krijimit, zbatimin dhe monitorimit të përpilimit dhe zbatimit të politikave të cilat kontribuojnë në vendosjen e standardeve të njohura ndërkombëtare në parandalimin dhe luftimin e sjelljeve deviante-delikuente, krimit të organizuar, terrorizmit, radikalizmit në Republiken e Kosovës.

Vizioni

Vendosjen e standardeve të njohura ndërkombëtare në parandalimin dhe luftimin e sjelljeve kriminale me qëllim të ngritjes së sigurisë individuale, nacinale, regjionale dhe ate nderkombëtare.

Misioni

Asociacioni i Kriminologeve Kriminalistevdhe Viktimologve të R.Kosoves (ASKK) si qendra për kërkime mbi politikat e parandalimit dhe luftimit te krimit në bashkëpunim me partnerët lokalë dhe ndërkombëtar nga organizatat qeveritare dhe të shoqërisë civile, me qëllim përmirësimin dhe promovimin e politikave publike në fushën e parandalimit dhe luftimit të të gjitha formave të krimit si:
1. Që të sigurojë legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit metoda shkencore per arritjen e qellimit të parandalimit dhe luftimit të kriminalitetit.
2. Se në bashkepunim me institucione relevante nacinale dhe nderkombetare të arrije deri te masat adekuate per nje siguri relevante.
3. Në bashkëpunimin me organizatat joqeveritare dhe me organet e tjera të shoqërisë civile të formësojë dhe zbatoi strategjitë për parandalim dhe luftimin e kriminalitetit.

Qëllimi

Qëllimi ynë eshtë që të ofrojme përgjigje adekuate për parandalimin dhe luftimin e kriminalietit përmes:
1. Parandalimin e krimit përmes zhvillimit të sistemit të hershëm të intervenimit-reagimit,perms metodave dhe studimeve te njohura shkencore.
2. Si te implementohen ligjet ne funksion dhe zhvillimi i mëtutjeshëm i infrastrukturës ligjore,
3. Ofrimin e trajnimeve dhe pregaditjeve për avancimin e kapaciteteve institucionale dhe qytetareve te R.Kosoves me qëllim të parandalimit të krimit,
4. Promovimin dhe avancimin e kërkimit shkencor në fushën e së drejtës penale, kriminologjisë, politika për parandalimin e krimit dhe disiplinat e lidhura me zhvillimi i mëtutjeshëm te bashkëpunimit dhe koordinimit,te gjitha institucioneve qeveritare dhe joqeveritare per parandalimin e kriminalistetit.
5. Krijimin e bashkëpunimit me institucionet e tjera, organizatat dhe shoqatat në R.Kosoves, të cilat kanë të njëjta ose të ngjashme qëllimet e programit si edukimin dhe trajnimin në drejtim të realizimit të objektivave të politikave të luftës kundër krimit;
6. Duke siguruar kontribute shkencore dhe profesionale në krijimin dhe zbatimin e politikave për të parandaluar dhe luftuar kundër krimit ; ASKK si Qendra për Kërkime mbi politikën e parandalimit të krimit realizon qëllimet e veta përmes hulumtimeve shkencore si projekte profesionale dhe shkencore,organizimin e konferencave shkencore me pjesëmarrjen aktive të anëtarëve të Qendrës në konferenca shkencore dhe botimin e punimeve shkencore, Promovimeve dhe avokimeve si masa per parandalimin dhe luftimin e krimitte organizuare.

Antarsimi

Anëtarësimi në Shoqatën mund të bëhet nga persona fizikë, qytetarët e R.Kosoves, në kushtet e parashikuara me statut. Anëtarësimi në Shoqatën është vullnetare. Kërkesa për anëtarësim duhet të paraqitet në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës, e cila, në bazë të kërkesës së paraqitur, do të vendosë për pranimin e anëtarësimit. Anëtarësimi është i detyrueshëm duhet te behet në fillim të çdo viti pasues kalendarik. Anëtarët e Shoqatës janë të detyruar të paguajnë një pagesë vjetore të anëtarësimit gjatë periudhës janar-shkurt të çdo viti kalendarik. Kuota e antarësisë përcaktohet nga. Anëtarë të Shoqatës mund të aplikojë për anëtarësim në Kuvendin e Shoqatës vetëm pas përfundimit të paktën dy vjet anëtarësim në Shoqatën. Përveç anëtarësimit të rregullt në Shoqatën, është emërimi i mundshëm i anëtarëve të nderit. Anëtarët e nderit të Shoqatës do të zgjidhen me propozimin e të paktën një anëtari të Kuvendit të Shoqatës, e cila, në bazë të kërkesës, do të vendosë për pranimin e anëtarëve të nderit. Anëtarësimi në Shoqatën mund të ndërpritet: dorëheqjen me kërkesë personale, vdekjen e një anëtari, dëbimin nga anëtarësimi, shpërbërjen e Shoqatës.