Marketingu, roli dhe karakteristikat e tij

MA.sc.Isen Berbatovci

044754344

isen.barbatovcifk@gmail.com

Marketingu është një mjet i rëndësishëm funksional i një ndërmarrje biznisore. Definicioni i marketingut është “përcaktimi i të mirave ose shërbimeve me qëllim të përmbushjes së nevojave të konsumatorit”(A.Jakupi, faqe 2). Me fjalë të tjera marketingu përfshin identifikimin e asaj që dëshiron konsumatori dhe përshtatja e produkteve dhe shërbimeve të ndermarrjes apo ndermjetesuesve në përmbushjen e këtyre kërkesave përderisa njëkohësisht edhe përfitohet. Aktiviteti i marketingut fillon para se produkti apo shërbimi te fillon te prodhohet dhe vazhdon edhe pas ekzekutimit te shitjes. Marketingu është i vjetër si edhe vete historia dhe përfshin aktivitetet me te cilat merremi për ti kënaqë nevojat dhe kërkesat tona ekonomike. Ideja qendrore ne marketing është transaksioni (veprimi), i cili është një shkëmbim i synimeve te dëshiruara nga dy palët.

Një shkëmbim i tille mund te jete produkti për produktin (A.Jakupi, faqe 96) si ne tregti arazhmanet kompenzuese, ndrrimet e tokes me tokë, lokalit apo baneses), apo produkti për te holla ne forma te ndryshme. Gjithashtu, në zhvillimin ekonomik marketingu përfshin identifikimin e nevojave aktuale dhe të ardhme në tregjet e ndryshueshme dhe zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve për përmbushjen këtyre kërkesave. Marketingu i suksesshëm përfshin posedimin e produkteve adekuate në vend dhe kohë të duhur dhe të sigurohet se konsumatori është në dijeni për këtë produkt. Është një proces që bashkon aftësitë e ndërmarrjes me kërkesat e konsumatorëve të tyre. Ndërmarrjet duhet të jenë fleksibile me qëllim që të arrijnë bilancin e tyre në treg. Ato duhet të jenë në gjendje të njohin konsumatorët dhe tregun e tyre. Ky proces i balancimit ndodh në ‘mjedisin e marketingut’ i cili nuk kontrollohet nga individët ose nga ndërmarrja, por i cili ndryshon në mënyrë të vazhdueshme dhe për këtë arsye duhet të monitorohet vazhdimisht. Andaj, të konkurrosh në ekonominë e sotme do të thotë gjetja e rrugëve dhe mënyrave për të shmangur inferioritetin dhe për të njohur nevojat e konsumatorëve më mirë se ndërmarrjet konkurruese. Të gjitha ndërmarrjet-si ato fitimprurëse edhe ato jofitimprurëse, kërkojnë planifikim efektiv dhe një strategji të shëndoshë të marketingut për ta bërë këtë në mënyrë efektive. Pa këto përpjekje ndërmarrja nuk do të jetë në gjendje për të kënaqur konsumatorët apo për të identifikuar nevojat e tyre. 

Në botën e sotme të konkurrencës së përgjithshme konsumatorët presin dhe shpresojnë më tepër, kanë më tepër alternativa zgjedhjeje dhe janë më pak besnikë ndaj markës . Vetëm një gjë është e pandryshueshme dhe ky është “ndryshimi”. Konsumatorët do të vazhdojnë të ndryshojnë nevojat e tyre, karakteristikat demografike, stilin e jetës dhe sjelljen e konsumit.

Mjedisi në të cilin veprojnë bizneset do të vazhdojë të ndryshojë, sepse do të ndryshojnë forcat ekonomike, sociale, politike dhe teknologjike të tij (A.Jakupi, faqe 84). Kompanitë që mbijetojnë dhe rriten do të jenë ato që e kuptojnë ndryshimin dhe janë jashtë kryesimit, duke krijuar shpesh ndryshimin. Të tjerat, që janë të ngadalta për të kuptuar ndryshimin, do të vazhdojnë me strategjitë reaktive, ndërkaq disa të tjera do të zhduken, sepse nuk e dinë që ka ndodhur ndryshimi. Bizneset që mund ta ndiejnë drejtimin e ndryshimit dhe e pozicionojnë vetveten për të udhëhequr ndryshimin, lulëzojnë dhe rriten. Një nga përfitimet e orientimit të fortë nga tregu është mbijetesa afatgjatë. Megjithëse përfitimet afatgjata të një orientimi të fortë nga tregu janë vendimtare për mbijetesën e një biznesi.

Bizneset me një orientim të fortë nga tregu jo vetëm që e tejkalojnë konkurrencën e tyre në dhënien e niveleve më të larta të kënaqësisë konsumatore, por gjithashtu ato sigurojnë fitime më të larta për një kohë të shkurtër. Bizneset e drejtuara nga një orientim i fortë nga tregu krijojnë vlerë më të madhe konsumatore dhe, si rrjedhim, vlerë më të lartë për aksionerët e tyre.

Një biznes me një orientim të dobët nga tregu ka thjesht një kuptim sipërfaqësor për nevojat konsumatore dhe konkurrencën. Konsumatorët mund të tërhiqen më me lehtësi nga konkurrentët të cilët ofrojnë vlerë të njëjtë apo me të lartë konsumatore, e cila çon drejt niveleve të larta të kthimit  të konsumatorëve dhe drejt një pjese tregu jo të qëndrueshme. Përpjekjet për të mbajtur konsumatorët që të mos largohen janë të shtrenjta kur ato bëhen për përfitimin e konsumatorëve të rinj që do të zëvendësojnë konsumatorët e humbur

Të marrësh vendimet e duhura nuk është gjithnjë e lehtë. Manaxherët e marketingut ndërmarrin vendime të mëdha mbi dizenjimin e produktit të ri, çmimin që duhet t’i ofrohet konsumatorëve, vendin ku duhen shitur produktet dhe sa duhet shpenzuar në reklamë apo shitje. Ata duhet të marrin gjithashtu vendime më të detajuara si fjalët apo ngjyrën për paketimin e ri. Kompanitë më me risk janë ato që dështojnë në monitorimin e konsumatorëve dhe konkurrentëve të tyre dhe në përmirësimin e vazhdueshëm të vlerës së ofruar. Ata kanë një vështrim afatshkurtër të udhëhequr nga shitjet për biznesin e tyre dhe kohët e fundit ata dështojnë në kënaqjen e aksionerëve të tyre, punonjësve të tyre, furnitorëve të tyre dhe kanaleve partnere. Arritja marketing është një vazhdimësi pa limit. Dikush mund të supozojë se do të jetë gjithmonë e nevojshme shitja. Por qëllimi i marketingut është ta bëjë shitjen të panevojshme. Qëllimi i marketingut është t’i njohë dhe t’i kuptojë konsumatorët aq mirë, sa produkti ose shërbimi t’i përshtatet dhe të shitet vetë. Në mënyrë ideale, marketingu duhet t’i shërbejë një konsumatori që është gati të blejë. Gjithçka duhet më pas është të bëhet produkti ose shërbimi i vlefshëm.