Konceptet kryesore të kriminalitetit tek kriminalitet me të miturit

Dr.sc.Mensut Ademi

Çështja e përkufizimit të kriminalitetit-kriminalitet-delikuencës së të miturve është çështje sa e ndërlikuar, po aq edhe komplekse. Ky kompleksitet kushtëzon domosdoshmërinë që problematikës së kriminalitetit-kriminalitet-delikuencës së mitur t’i bëhet trajtim jo vetëm juridiko-penale, por njëherit edhe trajtim adekuat kriminologjik, sociologjik dhe psikologjik.

Në këtë rrjedhë, të përkufizosh kriminalitet-delikuencën e të miturve do të thotë të elaborosh aspektin kriminologjik, sociologjik, kriminalo-politik, penalo-juridik, psikologjik, kriminalistik, e aspekte tjera të kësaj problematike, duke shpjeguar në të njëjtën kohë edhe dukuritë e caktura të sjelljeve të të miturve delikuentë, ku këto sjellje shpeshherë ngatërrohen me nocionin e kriminalitetit të të rriturve.[1]

Duhet thënë fillimisht se delikuenca e të miturve bënë pjesë në mesin e shumë dukurive negative që karakterizojnë një shoqëri. Delikuenca si dukuri negative e të miturve është e vjetër sa edhe vetë shoqëria, duke qenë gjithmonë prezente ku më pak e ku më shumë, e ndikuar sigurisht, nga proceset apo zhvillimet që kanë karakterizuar shoqërinë përgjithësisht, mjedisin si dhe rrethin më të ngushtë ku kanë jetuar më herët. Me një fjalë, delikuenca është e lidhur ngushtë me rrethanat e shoqërisë, përkatësisht ato që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, që për rrjedhojë kanë gjendjen dhe pozitën e familjes, si dhe me karakteristikat socio-kulturore të shoqërisë së caktuar.[2]

Kriminalitet-delikuencën si dukuri e gjejmë thuajase në të gjitha përkufizimet, ato teorike, empirike, ligjore, e përkufizuar si sjellje e të miturve që bien ndeshë me një shoqëri me norma morale, etike, zkonore, religjioze, ligjore.[3]

Sa i përket termit kriminalitet-delikuencë, në gjuhën latine shohim se kjo shprehje ka kuptimin e gabimit apo fajit, e që nga kjo mund të themi se delikuenca nënkupton një sjellje të keqe, antishoqërore, të gabueshme të të miturve, dhe si të tillë të përgjegjshme për një të mitur.[4]

Pra, me kriminalitet-delikuencë të të miturve nënkuptojmë sjelljet antishoqërore dhe antiligjore të personave të moshës së mitur. Mosha e mitur është e caktuar me norma pozitive të shumë shteteve. Zakonisht, ajo përfshin moshën prej 14-18 vjet. Mirëpo, në literaturën kriminologjike shpeshherë përdoret edhe termi kriminaliteti i të rinjve ose sjellje kriminale e personave të rinj, me ç’rast dëshirohet të potencohet aktiviteti kriminal i të rinjve, ku përfshihen edhe kriminalitet me të miturit edhe personat e rritur, të rinj. Pra, nocioni kriminalitet i të rinjve përdoret për të theksuar aktivitetin kriminal të gjithë të rinjve, pa marrë parasysh moshën. Në disa raste, këtu bëjnë pjesë edhe kriminalitet me të miturit si persona delikuentë, për arsye se ekziston një bindje se e gjithë popullata e të rinjve, pa marrë parasysh se në çfarë faze të moshës janë, në pikëpamje biopsikike dhe socio-kulturore, ende nuk është formuar dhe për këtë arsye, është e nevojshme një qasje dhe trajtim i veçantë. Ky kuptim, pak më i gjërë i delinkuencës së të miturve, më tepër gjen aplikim në trajtimet dhe studimet kriminologjike dhe sociologjike, e më pak në atë juridiko-penale, sepse, sipas koncepteve juridiko-penale, kjo çështje është diferencuar dhe rregulluar në mënyrë të saktë dhe konkrete me anë të dispozitave penale ku janë përcaktuar moshat dhe kategoritë e caktuara. Prandaj, kjo është e lidhur edhe me përgjegjësinë e tyre penale dhe aplikimin e sanksioneve të ndryshme.

Kodi i Drejtësisë për të mitur i Kosovës (KDM), ka përcaktuar parimet dhe përkufizimet e nocioneve të mitur, të mitur dhe madhorë.[5]

Karakteristikë themelore e kriminalitetit-kriminalitet-delikuencës së të miturve në shoqërinë bashkëkohore, është se ajo gjendet në shtim të përhershëm dhe se manifestohet me forma të paraqitjes që janë mjaft të rrezikshme, për çka edhe delikuenca e të miturve sot është një ndër preokupimet më të mëdha të të gjitha shoqërive dhe vendeve. Kjo ka të bëjë në rend të parë me studimin dhe analizën e shkaqeve dhe burimeve të cilat sjellin deri te delikuenca e të miturve, e nga ana tjetër, vërehen përpjekje dhe angazhime,[6] për gjetjen e metodave, mjeteve dhe mënyrave më të përshtatshme për pengimin e saj.[7]

Nga viti 2006 deri në vitin 2016 kanë kaluar disa vite dhe nese shohim tabelen lartë verejme se te rinjët të cilet në vitin 2006 kanë qene te moshes 14 vjeç atëer ne vitin 2016 jane te moshes 24 vjeç, dhe sipas kesaj vijme deri te përfundimi se të rinjet përmes këtyre viteve ne cilen faze te moshes së tyre dhe ne cilin vitë kalendarik kanë qene me shume e ku me pake delikuent.

Ateher si rrjedhojë e sjelljeve të të mitur duke u nisë nga pozita e tyre socio-ekonomikenga viti 2006 deri në 2016 shohim sipas tabeles më poshte se sa kanë qenë të denuarë në total sipas viteve.

Tab.2.Të dënuar të mitur mosha 16-18 vjeç, 2006-2016.[8]

VitiTë dënuarVitiTë dënuar
20066652012474
20076482013786
20087192014840
20096862015568
20103392016760
2011375

Sipas tabelës së lartshënuar jamë  munduarë  të  orfroje nje të  dhë ne rreth të miturve të cilët në vitin 2006 kanë qenë 14 vjeçar dhe në vitin 2016 janë 23 vjeç, që  do të  thotë  kjo e dhene na ë shtë  si tregues  i krahasimit të  të  miturve si delikuent në per vite dhe ndryshimi i tyre sipas moshes. Nëse shohim tabelën se kriminalitet me të miturit e grupmoshave 14 dhe 15 vjeç përkatësisht viti 2006-07 kur arrin në moshën 16 vjeçare përkatësisht në vitin 2008, përqindja e delikencës dhe dënimeve pë r të  mitur rritet për 37%, dhe shtrohet pyetja se cilat kanë qenë trajtimet e këtyre grupmoshave nëpër vitet e lartë shenuara, si i kemi trajtuar kë ta të  mitur dhe cilat janë përparësitë dhe pasojat nga ta dhe ndajë  tyre.

Nëse duhet ta ofrojmë një të dhënë adekuate për pasojat e trajtimit dhe cila është pozita e një të mituri në Republikën e Kosovës, ku problemet socio-ekonomike dhe politike kanë vështirësuar pozitën e tyre në Republikën e Kosovës atëherë mund ta marrim vitin 2013-2015, eksodin e shumë të rinjve, kalimet ilegale të kufijve të shtetve të ballkanit dhe ato të EU.

Shembull:[9]

  1. Mostra – 18.000 të larguar nga Republika e Kosovës.
  2. Eksodi Prishtinë-Beograd-Novi Sad- Hungari-EU.
  3. Grup moshat 8 deri në 12 (5%), 12 deri në 14 (7%), 14 deri në 16 (2%), 16 deri në 18 (21%), 18 deri në 25 (45%), dhe nga 25 – (20%).
  4. Gjendja socio-ekonomike 75% të papunësuar asnjëherë.
  5. Edukimi – shkollë fillore 23%, shkollim i mesëm (55%), shkollim i lartë (18%) pa përgjigje (4%).

Sipas të dhënave të lartcekura vijmë në përfundim se grupmoshat e të  miturve 14 vjeç, kanë qenë në vitin 2006, dhe në se krahaspjme me vitin 2015 kë ta të  mitur janë në moshën 19 vjeçe, që do të thotë se përqindja më e lartë e eksodit është në grupmoshat 18 vjeç deri në 25 vjeç.

Sipas të dhënave nga statistikat nacionale të Policisë, Prokurorisë, Gjykatave dhe institucioneve korrektuese dhe të dhënave të fituara nga hulumtimet qoftë ato nacionale apo ndërkombetare përmes Studimit të Vetakuzimit dhe Viktimizimit (SVV), në kuader të Asociacionit të Kriminologëve të Kosoves (ASKK),si projekt nderkombetare Internacional Self-Report of Delinquency (ISRD), vijmë deri te një përfundim se edhe pse gjendja e rëndë socio-ekonomike, pozita e të miturve në aspektin juridiko-penale dhe atë kriminologjike është relative në krahasim me të dhënat e krahasuara në regjione, por mbeten shqetësuese të dhënat të cilat na tregojnë se sjelljet delikuente të të miturve është në rritje dhe sidomos kur bëjmë analizën te grupmoshat dhe gjinia.[10]

Nga të dhënat e forumeve dhe organeve të specializuara të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe asociacioneve të cilat merren me përcjelljen e kriminalitetit vërehet se gjatë dekadave të fundit është rritur dukshëm pjesëmarja e të miturve ne grupe të  krimeve të  organizuara, të miturve në kryerjen e delikteve dhe sjelljeve të ndryshme kriminale dhe me kë të  shohim se kriminalitet me të miturit janë në një pozicion të garës sociale dhe ekonomike ndë rmjet tyre.[11]

Shikuar sipas evidencave nacionale nga policia, prokuroria dhe gjykata, është në rritje dhe ajo sillet zakonisht prej 5-15%.

Pjesëmarrja e të miturve në disa vepra penale, në numrin e përgjithshëm të veprave penale, shpeshherë është shumë e lartë, kjo përqindje sillet prej 15-35%. Kjo e dhënë është brengosëse, sepse kjo pjesëmarrje është vërtet e madhe. Zakonisht, kjo përqindje e pjesëmarrjes së të miturve në kriminalitet, vërehet te krimet e pasurisë, te krimet e dhunës, te konsumimi dhe tregtia e palejuar me narkotik dhe marrja me prostitucion.[12]Edhe në Kosovë vërehet një rritje e sjelljeve delikuente të të miturve. Kësisoji sipas shënimeve të prezantuara nga statistikat nacionale të jurisprudencës, Departamenti i Drejtësisë, del se në Kosovë nga kriminalitet me të miturit në vitin 2006 në shkallë vendi janë kryer nga kriminalitet me të miturit 1386 vepra penale, kurse në vitin 2015 në shkallë vendi janë kryer 865 vepra penale nga kriminalitet me të miturit. Shumica e këtyre veprave janë kryer në qendrat e mëdha urbane si në:[13]

  1. Prishtinë 296, 2. Prizren 298, 3. Gjilan 250, 4. Pejë 91, 5. Gjakovë 76 etj.

Sistemit të drejtësisë për të mitur synon mirëqenien e kriminalitet me të miturit dhe siguron që çdo reagim ndaj kryesve të mitur të jetë gjithmonë në proporcion me rrethanat e kryesit dhe veprës penale. Kryesve të mitur u shqiptohen masat e diversitetit dhe masat edukative, sipas nevojës. Privimi nga liria shqiptohet vetëm si mjet i fundit duhet të kufizohet në afatin më të shkurtër të mundshëm.

Gjatë kohës së privimit nga liria, një të mituri i ofrohet edukim, ndihmë psikologjike, sipas nevojës, edhe ndihmë mjekësore, për ta lehtësuar rehabilitimin e tij.

Duke u nisur nga faktorët e lartshënuar dhe duke kujtuar se kriminalitet me të miturit janë në zhvillim fizik dhe psiqik të personalitetit, për këtë arsye kur një i mitur kryen një vepër delikuente (veper penale), sipas të drejtave bashkëkohore parashohin trajtim të veçantë ndaj tyre, qëllimi i këtij trajtimi vie për atë se i mituri si kryës i veprës delikuente të ipet mundësia e risocializimit dhe kompensimit të edukimit të lëshuar më parë, në mënyrë që është pjesë e shoqërisë bashkëkohore.[14]

Delikuenca e të miturve është dukuri shoqërore e cila manifestohet me mosrespektimin e normave morale dhe juridike. Ajo gjithmonë ka ekzistuar dhe është shfaqur, ku më pak e ku më shumë, varësisht nga ndryshimet në shoqëri dhe në mjedisin ku kanë jetuar të rinjtë. Delikuenca është një lloj sjelljeje në kundërshtim me normat e caktuara shoqërore.[15] Delikuent quhet individi i cili me veprimet e veta jo vetëm që shkel normat e mjedisit, por edhe cënon të drejtat dhe liritë e tjetrit dhe bie direkt në konflikt me të tjerët. Delikuenca e të rinjve nuk paraqitet befas dhe papritur, por ka një fazë parapërgatitore, që fillon me sjellje antisociale nga mosha e pubertetit. Dihet se rritja është një proces shumë dinamik, periudha më intensive në jetën e njeriut, e cila karakterizohet me ndryshime të shumta emocionale, me përvetësimin e njohurive dhe adoptimin e zakoneve të ndryshme, qëndrimeve, gjykimeve dhe vlerave. Këto ndryshime asnjë i mitur nuk i përjeton në të njëjtën mënyrë. Disa arrijnë t’i menaxhojnë si duhet, kurse disa nuk janë të aftë t’i përballojnë dhe shpesh kjo shërben si shkak i sjelljeve antisociale të tyre. Sjelljet antisociale të të miturve në këtë moshë janë të shumta dhe të ndryshme. Ato shfaqen në një gamë të gjerë si kryeneçësi, fyerje dhe sharje, rrahje, mosbindje dhe mosdurim, vjedhje, ikje nga shtëpia e nga shkolla, etj. Në qoftë se në këtë moshë nuk merren masa të duhura për mënjanimin e tyre, ato dalëngadalë rriten e shumohen dhe bëhen potencial optimal për kriminalitet-delikuencë të vërtetë. Kërkimet shkencore-hulumtuese e bëjnë të qartë se mbyllja e të miturve në institucione është një proces shumë i dhimbshëm për çdo të mitur; aj\ë  veprim si masë  dëmton zhvillimin e kriminalitet me të miturit dhe jep efektin e kundërt në socializmin e tij. Gjithashtu, në përgjithësi, është pranuar që mohimi i lirisë rrallëherë është një masë efektive përsa i përket rehabilitimit, riintëgrimit dhe parandalimit të shkeljeve të mëtejshme.

[1] A. Hajdari, Kriminaliteti i të miturve në Kosovë 2001-2003, Prishtinë, 2004, fq. 25-26.

[2] A. Shabani, M. Budimliċ, Kriminologjia, 2010, FKN-AAB, literaturë e zgjedhur për studentët e kriminalistikës e përkthyer në gjuhen shqipe, fq.67.

[3] M.Ademi, I.Zejneli, Tema PhD-SEEU Fakulteti I Drejtesise, Pozita juridike penale e te miturve ne R.Kosoves 2006-2016.

[4] R. Halili, Kriminologjia, Prishtinë, 2016, fq. 224.

[5] Kodi i Drejtësisë për të Mitur (KDM), 2010 i Republikes së Kosoves,  Nr.03/L-193.

[6] Ž. Jašović, Kriminologija maloletničke delinkvencije, Beograd, 1983, fq. 43-44 dhe 48-50.

[7] Neni 7 i KDM-së i R.K-së.

[8] M.Ademi, I.Zejneli, Tema PhD-SEEU Fakulteti I Drejtesise, Pozita juridike penale e te miturve ne R.Kosoves 2006-2016.

[9] www.askk-ks.com. Ministria e Punëve të Jashtme MPJ, UNDP, KLDMNJ.

[10] ISRD, Northeastern University, 2014, USA.

[11] www.askk-ks.com.

[12] Halili, op.cit., fq. 129.

[13] Statistikat e Jurisprudencës për Persona të mitur në Republika e Kosovës për periudhen 2006-2016.

[14] E. Sahiti, R. Murati, E drejta e procedurës penale, Prishtinë, 2016, fq. 425. Te përcaktohet faqjq sipas 2016.

[15] Halili, op.cit., fq.130.